Nëse mendonit se krempita perfekte ishte e rezervuar vetëm për pastiçeritë, është koha të ndryshoni mendje! Me disa truke të thjeshta dhe recetën e vjetër të gjyshes, krempita juaj e bërë në shtëpi mund të jetë plotësisht e fortë, me shkumë dhe plot shije – pa u derdhur ose pa u copëtuar kur pritet.Krempita është një klasik që nuk del kurrë nga moda – kremoze, e butë dhe aromatike, josh me shikim të parë. Sekreti i strukturës së saj perfekte fshihet në sasinë e duhur midis vezëve, qumështit dhe trashësuesve, por edhe në një truk që amvisat e kanë përcjellë brez pas brezi për dekada të tëra. Pavarësisht nëse e bëni për herë të parë apo po kërkoni atë recetë që funksionon gjithmonë, ky version garanton një krem të fortë, të qëndrueshëm dhe brumë krokante si nga dyqanet më të mira të ëmbëlsirave.
Përbërësit :
brumë sfoliatë (1 pako e ngrirë – 500 gr. ose dy pako të freskëta)
10 vezë
1.5 l qumësht
150 gr. Niseshte
350 – 400 gr. sheqer
30 gr. sheqer vanilje ose 2 lugë aromë vaniljeje
30 gr. xhelatinë (një gotë ujë)
nëse dëshironi pak lëkurë limoni
Përgatitja
E ndajme brumin ne katror dhe ne nje leter pjekjeje e pjekim. Pastaj marrim nje 1 l qumesht e ziejme. ne nje tase ndajme te verdhat e vezeve nga te bardhat. Ne te verdha vendosim sheqerin, sheqer vanile, niseshte dhe qumeshtin. Te gjiha i perziejme mire. Ne nje tase tjeter perizejme xhelatinen me nje gote uji dhe e leme te pushoje 10 minuta. Kur qumeshti zihet e leme anash dhe e perziejme me te verdhat e vese . Duke e perzier panderprere e ziejme derisa dhe para se te trashet e largojme duke vazhduar perzierjen derisa te krijohet nje mase e trashe. Dy -tri luge te fillit e perziejme me xhelatine. Pasi te jete perzier mire e hedhim te pjesa e mbetur e fillit dhe e perziejme duke e lene ne frigorifer te ftohet 15 minuta. Pastaj e bejme kremin me te bardha te vese pas se ciles i perziejme me fillin e ftohur. e vendosim mbi koren e pjekur ne nje tave. Mbi vendosim koren e ndare ne kubik, ku mbi hedhim sheqer pluhur me lekure limmoni te rendosur.