By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KQZ: Përfundon numërimi në vendvotime, nis në Qendrat Komunale të Numërimit
October 13, 2025
Osmani: NATO nuk është vetëm forcë, por simbol i paqes dhe shpresës
October 13, 2025
Prokuroria ngrin pasuri mbi 10 milionë euro në rastin `Prona e Veternikut`
October 13, 2025
Orav mirëpret zhvillimin paqësor dhe gjithëpërfshirës të zgjedhjeve
October 13, 2025
AGK: E rrezikshme thirrja e Kurtit për hetime për Exit-pollet në media
October 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sheholli në gjendje të rënduar shëndetësore, dërgohet në QKUK
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sheholli në gjendje të rënduar shëndetësore, dërgohet në QKUK
Lajme

Sheholli në gjendje të rënduar shëndetësore, dërgohet në QKUK

Kosova Times
Last updated: 2025/10/13 at 3:39 PM
Kosova Times Published October 13, 2025
Share
SHARE

Fatmir Sheholli është transferuar në gjendje të rënduar shëndetësore nga Qendra Spitalore në Gjilan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në avokati i tij mbrojtës, Mentor Neziri, i cili tha se aktualisht Shehollit po i bëhen ekzaminimet e nevojshme mjekësore.

 

Sheholli është arrestuar nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të “spiunazhit”, bazuar në nenin 124, paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar ndaj tij masën e paraburgimit prej 30 ditësh, me kërkesë të Prokurorisë Speciale.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Sheholli dyshohet se ka qenë i rekrutuar nga Shërbimi Inteligjent i Serbisë (BIA) dhe ka vepruar nën urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarit të BIA-së, Bojan Dimiq.

Në aktakuzë thuhet se ai ka mbledhur informacione mbi pronat e uzurpuara të serbëve në Kosovë dhe i ka përcjellë ato nëpërmjet komunikimeve telefonike te zyrtarët serbë të inteligjencës.

Po ashtu, më 26 shtator 2025, në Mitrovicë të Veriut, Sheholli dyshohet se ka marrë materiale audio dhe transkripte të bisedave të zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, të cilat dyshohet se janë komprometuese.

Prokuroria thekson se, përmes këtyre veprimeve, Sheholli me vetëdije dhe qëllimisht ka cenuar sigurinë dhe rendin juridik të Republikës së Kosovës, si dhe integritetin e zyrtarëve dhe qytetarëve të saj, duke ndihmuar një shërbim të huaj inteligjent në dëm të interesave shtetërore.

You Might Also Like

KQZ: Përfundon numërimi në vendvotime, nis në Qendrat Komunale të Numërimit

Osmani: NATO nuk është vetëm forcë, por simbol i paqes dhe shpresës

Prokuroria ngrin pasuri mbi 10 milionë euro në rastin `Prona e Veternikut`

Orav mirëpret zhvillimin paqësor dhe gjithëpërfshirës të zgjedhjeve

AGK: E rrezikshme thirrja e Kurtit për hetime për Exit-pollet në media

Kosova Times October 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: Me AAK-në në Obiliq do të vazhdojnë projektet e mëdha

Kosova Times Kosova Times September 16, 2025
VV-ja të hënën thërret seancë të jashtëzakonshme për anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc
Delegaconi serb me 18 ekspertë në ekip!
Parandalohet kontrabanda me mallra
AUV gjen dhe refuzon për import një ngarkesë prej 26 tonë mish të shkrirë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?