Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar nëjrën prej fitoreve më të mëdha deri më tani duke mposhtur Suedinë 1:0. Lidhur me këtë ka reaguar me emocion kryeministri shqiptar, Edi Rama.
”Dy krena, dy fitore, një shqipe”
”Forca Kosovë”, ka shkruar Rama, teksa ka postuar një fotografi me shqiponjen dykrenëshe dhe flamurin e Shqipërisë dhe të Kosovës.
Me fitoret e sotme, Kosova e mbyll tetorin në vendin e dytë të grupit, pas Zvicrës, dhe ka i rriten gjasas për kualifikim në Botëror.
Kujtojmë se dy ditë më parë, edhe Kombëtarja e Shqipërisë shënoi fitore historike, duke mundur Serbinë në Leskovc me rezultat 1-0. Momenti vendimtar ndodhi në fund të pjesës së parë, kur Rej Manaj tundi rrjetën e Serbisë.