Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se në Prishtinë, LDK është rikthyer si e para pas 12 vitesh, “jo me propagandë apo exit-polle, por vetëm me punë”.
“Në Prishtinë, jemi rikthyer si parti e parë pas 12 vitesh jo me propagandë, as me exit-polle, e edhe me pak me zhurmaxhi mercenarë. Të gjithë kundër ditë e natë pa ndalë. Nuk jemi marrë fare me ta. Në Prishtinë, jemi rikthyer veç me punë”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka shtuar se gjatë katër viteve të mandatit të Përparim Ramës dhe LDK-së janë bërë ndryshime të brendshme partiake, duke e bërë strukturën e LDK-së në Prishtinë me 5 degë dhe 83 nëndegë, që sipas tij ështe një model për çdo qytet.
“Prandaj prijmë me parti e kandidat në Prishtinë. Sepse mendimi qytetar nuk ndërtohet nga propaganda helmuese e mercenarizmi i mendimit. Nuk ju shohin, nuk ju besojnë. Mendimi qytetar ndërtohet veç nga puna dhe përpjekja e drejtë politike të cilën edhe e shohin, edhe e ndjenjë, edhe e besojne! Do të vazhdojme kështu. Nuk dijmë ndryshe”, ka shkruar kreu i LDK-së.