Në Klinë, një person është arrestuar pasi ka penguar dhe lënduar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

 

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më 13 tetor 2025, rreth orës 11:40, kur njësiti policor kishte ndaluar një automjet për kontroll.

Pas njoftimit se do t’i nënshtrohej kontrollit policor, i dyshuari me vrull ka nisur veturën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar lëndime trupore një zyrtari policor, i cili më pas ka marrë trajtim mjekësor.

Pas veprimeve të menjëhershme hetimore, policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të shtetit.