Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Veriun, Veton Elshani, njoftoi se në afërsi të stacionit policor në Mitrovicën Veriore, te ish- NIS Petrol, janë parkuar disa automjete të FSK-së.
Siç bën të ditur Elshani, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:00, ku disa automjetet e FSK-së kishin ngatërruar rrugën, të cilët, pastaj, të njëjtit janë përcjellë deri te vendi i quajtur Kërshi i Dudës.
“Diku para orës 11.00 në afërsi të stacionit Policor në Mitrovica Veri te ish NIS Petrol, janë parkuar disa automjete të FSK-së. Kur atyre iu është afruar Policia, të njëjtit kanë thënë se e kanë ngatërruar rrugën.Policia i ka përcjell nga ai vend deri te Kërshi i Dudës”, tha Elshani.
Ndërkaq lidhur me këtë, Forca e Sigurisë së Kosovës njofton publikun që sot me datë 16.10.2025 në ora 10:30, gjatë lëvizjes së konvojit të FSK-së nga Istogu për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë, pjesëtarët e FSK-së me automjete e kanë ngatërruar drejtimin e lëvizjes.