Sipas Forcës së Sigurisë së Kosovës, gara u realizua me qëllim të vlerësimit të aftësive profesionale, fizike dhe taktike të pjesëtarëve dhe nxitjen e bashkëpunimit dhe frymën garuese ndërmjet ekipeve.

“Garda Kombëtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës – Regjimenti i Mbrojtjes Civile ka realizuar garën “Shpëtimtari 2025”, me pjesëmarrjen e njësive të Kërkim Shpëtimit, Materieve të Rrezikshme dhe Deminimit, me qëllim të vlerësimit të aftësive profesionale, fizike dhe taktike të pjesëtarëve dhe nxitjen e bashkëpunimit dhe frymën garuese ndërmjet ekipeve”, thuhet në njoftimin e FSK-së.