Nga Agim Bajrami
Shqipërisë zyrtare ,i mungon vullneti dhe kapacitetit ,për te ndihmuar Kosovën dhe ata të cilët po akuzohen në Hagë… Dje u mbajt tubimi gjithë kombëtar për solidaritetin me krerët e UÇK- së dhe udhëheqës të shtetit të Kosovës, ku ata vetë e themeluan dhe e mbeshtetën funksionimin e gjykatës së Hagës nën legjislacionin e të drejtës së Kosovës ,por me personelin dhe gjygjëtar ndërkombëtar. Për të qenë më korrekt ,të gjithë partitë politike të dalura nga lufta e votuan dhe e mbështetën themelimin e Dhomave të Posaqme të Gjykatës speciale që supozohej në rrenat e Dik Martit, për shqyrtimin e krimeve të luftës dhe trafikim me organe njerëzore . Unë atëher, edhe tani jam kundër kësaj gjykate dhe këtyre akuzave sa i përket luftës së UÇK-së ,por jam që ‘gjykatat vendore’ me pavarësi të plotë profesionale,për çfardo dyshimi të autoriteteve dhe subjekteve që kanë qeverisë me shtetin të ballafaqohen me akuzat për, nepotizim,keqmenagjim , korrupsion enormë,varëfrim të popullatës e moszhvillim. Dhe gjykimin për gjykatën në Hagë e ka zhvilluar përmes kundërshtimeve të dhunshme dhe me ashpersi të skajshëm opozita e atëhershme në krye me Albin Kurtin. Ndërsa politika zyrtare bënte thirrje për themelimin e gjykatës që tani po kundërshtohet nga themeluesit dhe përkrahësit e tyre, dhe sot pa kurfar turpi, politikëbërja e Tiranës ,bënë thirrje ,për lirimin e personave që po gjykohen në Hagë. Unë edhe dje edhe sot jam që ata të lirohen menjëherë ,por kjo nuk është rruga që u ndihmohet atyre.E vetmja rrugë që u ndimohet personat që janë në procesin e ballafaqimit penal, t’u ofrojmë dëshmi të mjaftueshme ligjore të cilat mund ti rrëzojnë mjaftueshëm akuzat e prokurorisë dhe të gjykatës.Tubimi i shqiptarëve në Tiranë për solidarizim me personat që ballafaqohen me pretendimet penale ka pak mundësi të ndihmohen vetëm në këtë mënyrë ,përveq se do të duhej që edhe shteti i Kosovës dhe Shqipërisë bashkarisht dhe unike në qëllim të dëshmimit të pafajësisë së tyre, të grumbullojnë dëshmi të mjaftueshme ligjore, dhe të njëjtat ti adresojnë me ngulmë ne të gjitha institucionet e vendimarrjes ndërkombëtare , duke përdor mekanizmat e diplomacisë shtetrore,juridike dhe formave të tjera të komunikimeve ndërshtetërore .Manifestimi i pakënaqësisë është një formë, por mbetet i zbehtë duke u kuptuar ne frustrimin kolektiv nga qeverisjet e dy vendeve, duke u bartë në paknaqësin e gjykatës së Hagës. Edhe mediat në Shqipëri dhe analistët e tyre ,shihet haptas ,frystrimin e tyre ndaj krimit,korrupsinit dhe keqëqeverisjes në vendin e tyre të cilët përpiqen paknaqësitë e brendshme ti mbulojnë me zhvillimet dhe prlblemet e Kosovës.Dhe të gjithë duhet të përqendrohen në zhgjidhjen e problemeve që janë të mbrendshme të tyre, dhe veprimet e tyre ti përqendrojnë në çështje që nderlidhen si interesat e përbashkëta,si;zhvillimi,arsimi, shëndetësia,siguria,ruajta e ambientit ,e jo të kamuflojnë me hipokrizi, që problemet e tyre të brendshme të barten në çështje që nuk u takon dhe nuk mund të jetë formë e zgjidhjes së problemeve. Mediat dhe analistet e Shqipërisë duhet të përqendrohen në problemet e tyre, se edhe me sinqeritetin më të mirë nuk mund ti ndihmojnë as Kosovës dhe as Shqiprisë në këtë formë. Tirana zyrtare një rezolutë për gjykimin e gjenocidit serb në Kosovë nuk e ka vullnetin dhe guximin e miratimit,lëre më për diqka më të madhe ose ” në ndihmën në luftën qlirimtare të Kosovës”siq gënjejnë . Ajo ka bërë atë, qka i kanë kërkuar SHBA, dhe kështu do veprojnë edhe sot edhe nesër.Dhe askush nuk mund të jep më shumë që ka, edhe po te ka vullneti dhe sinqeritetin më të madh Shqipërisë zyrtare i mungojnë që të gjitha.