By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një paralajmërim kundër paqësimit – Intervistë me Karl von Habsburg (Pjesa I)
December 21, 2025
Adnan Rrustemi: Mos lësho pe po bashkon kudo qytetarët për siguri e begati
December 21, 2025
Pekini, Kremlini dhe faktori ukrainas: Çfarë Perëndimi nuk ka vënë re ende
December 21, 2025
Rrotull me rosë me mbushje aromatike dhe salcë portokalli
December 21, 2025
Braciole me mish viçi: Rrotull italian me pecorino, majdanoz dhe fara pishe
December 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndahet nga jeta regjisori dhe aktori Atdhe Gashi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ndahet nga jeta regjisori dhe aktori Atdhe Gashi
Lajme

Ndahet nga jeta regjisori dhe aktori Atdhe Gashi

Kosova Times
Last updated: 2025/10/18 at 10:46 PM
Kosova Times Published October 18, 2025
Share
SHARE

Sot është ndarë nga jeta regjisori, aktori dhe pedagogu i njohur Atdhe Gashi, në moshën 86-vjeçare. Ceremonia e varrimit do të mbahet nesër, më 19 tetor, në varrezat e qytetit të Prishtinës, në orën 13:00.

 

Atdhe Gashi u lind më 10 shkurt 1939 në Tiranë. Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në Mitrovicë, ndërsa studimet universitare i përfundoi në Fakultetin e Arteve të Bukura për Teatër, Film dhe Televizion, dega Regji, në Lubjanë në vitin 1972, ku diplomoi në klasën e profesorit Miran Herzog me veprën “Darsma e përgjakur” të Federico García Lorca-s.

Pas studimeve, u punësua si aktor në Teatrin Krahinor. Si dashamirës i kulturës dhe artit, formoi Shoqërinë Kulturore Artistike “Bajram Curri” dhe ishte udhëheqës i Orkestrës Simfonike të Prishtinës. Gashi kontribuoi për rreth dy dekada në Radio Prishtina, ku realizoi qindra radio-drama për të rritur dhe fëmijë.

Si regjisori i parë i diplomuar në Kosovë, realizoi mbi 100 vepra të dramaturgjisë botërore dhe asaj kombëtare. Ndër veprat e tij më të njohura janë: “Shoku Gaf”, “Zoti Shoku Gaf”, “Valixhen e ke te dera”, “Vetëvrasja në ditëlindje”, “Mirë u pafshim”, “Ditëlindja”, “Komplotistët”, “Martesa e Palucit”, “Dashnori juridik”, “Ah, populli im” dhe shumë të tjera.

Në fushën e arsimit, Atdhe Gashi dha mësim në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, në degën e Dramës.

Pas përjashtimit nga puna dhe mbylljes së institucioneve kulturore nga regjimi serb, themeloi “Teatrin shëtitës”, përmes së cilit u përpoq të mbushte boshllëkun e lënë në jetën kulturore, duke shfaqur drama dhe komedi satirike anembanë vendit.

Kontributi i tij i gjithanshëm do të mbetet një pjesë e çmuar e historisë së teatrit dhe kulturës në Kosovë.

osovë.

You Might Also Like

Adnan Rrustemi: Mos lësho pe po bashkon kudo qytetarët për siguri e begati

Hamza viziton bizneset në Gjakovë

Viktimat e aksidentit në autostradën Beograd-Nish janë nga Mateçi i komunës së Likovës!

Në 100 vjetorin e gazetës “DRITA” Bashkia Gjirokastër nderohen me “Mirënjohje” 6 gazetarë profesionistë

Shehu: Të gjitha rrugët po na çojnë drejt finalizimit të Unazës së qytetit

Kosova Times October 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KOSTT dhe ENTSO nënshkruajnë marrëveshje të re dyvjeçare

Kosova Times Kosova Times September 30, 2024
Allen: ShBA do ta ndihmojnë integrimin euroatlantik të Kosovës
Aguero, bast 10 mijë euro për Real-City, ja sa fitoi
Zjarr i ri i madh pyjor në Turqi, evakuohen 1300 persona
ShBA: Rusia financoi fshehurazi parti në Shqipëri, Bosnje e Mal të Zi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?