Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, viktimat kanë deklaruar se ndërsa po qëndronin në një lokal, janë sulmuar fizikisht me shishe, karrige dhe një boks hekuri nga tre persona të dyshuar.

Të lënduarit janë dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Leposaviq, e më pas janë transferuar në Spitalin e Mitrovicës së Veriut për trajtim të mëtejshëm.

Policia ka intervistuar tre të dyshuarit meshkuj në lidhje me rastin. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime në duar, ndërsa të dyshuarit kanë deklaruar se janë përleshur mes vete.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar dhe do të procedohet në procedurë të rregullt.