By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turqia konfirmon fillimin e ndërtimit të nëndetëses së saj të parë MILDEN
December 4, 2025
Këto kube Krishtlindjesh janë bërë për milionerë, janë vërtet të bukura dhe nuk janë të vështira për t’u bërë
December 4, 2025
Momenti kur ‘vajza sekrete’ e Putinit përballet në rrugë me një ukrainas të zemëruar dhe i thotë ‘babai yt vrau vëllain tim’
December 4, 2025
Vdes Steve Cropper në moshën 84 vjeç: Kitaristi legjendar që shkroi hite ikonike dhe dikur më i miri i të gjitha kohërave
December 4, 2025
Gërvalla në Vjenë për takimin e “Miqve të Ballkanit Perëndimor”
December 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KSHZ: Vetëm 3% votuan deri në ora 9
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > KSHZ: Vetëm 3% votuan deri në ora 9
Rajon / Botë

KSHZ: Vetëm 3% votuan deri në ora 9

Kosova Times
Last updated: 2025/10/19 at 11:54 AM
Kosova Times Published October 19, 2025
Share
SHARE

9:50 – KSHZ-ja ka publikuar të dhënat e para për daljen e votuesve deri në orën 9. Sipas këtyre të dhënave, deri në orën 9:15 të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 3 për qind e votuesve.

Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, tha se të gjitha qendrat e votimit u hapën në kohë dhe se votimi po zhvillohej pa probleme.

“Deri më tani, KSHZ-ja nuk ka marrë asnjë raport në lidhje me rrjedhën e votimit për asnjë qendër votimi ose nga ndonjë komision zgjedhor komunal, tha Kondarko.

Gjatë konferencës së parë për shtyp KSHZ-ja njoftoi për një pengesë teknike në një vendvotim në Kumanovë. Sipas kreut të KSHZ-së Boris Kondarko, për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike në këtë vendvotim nuk mund të përdoret aparati biometrik. Me vendim të KSHZ-së votimi ka vazhduar me sprej dhe uv lamb.

“Në Kumanovë në një vend votim në të cilin janë të regjistruara 12 votues, për shkak të ndërprerjes së rrymës, KSHZ-ja ka sjell vendim që procesi zgjedhor në këtë vendvotim të vazhdoj pa pajisje elektronike, me uv llambë dhe me sprej”, tha Boris Kondarko, kryetar i KSHZ-së.

09:00 – Në ora 07:00 të mëngjesit kanë filluar votimet për zgjedhjet e tetë lokale që nga pavarësimi i Maqedonisë së Veriut. Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka konfirmuar se vendvotimet janë hapur me kohë.

KSHZ do të publikojë rezultatet paraprake të zgjedhjeve në mënyrë suksesiive, sipas të dhënave të marra elektronikisht nga komisionet komunale zgjedhore. Rezultatet përfundimtare duhet të publikohen më së voni 24 orë pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Komisionet zgjedhore komunale duhet të shpallin rezultatet paraprake brenda 7 orëve pas mbylljes së votimeve, duke u bazuar në të dhënat nga këshillat zgjedhorë, dhe ato do të publikohen në tabelat informuese në komunat përkatëse dhe në mediat publike.

Për Qytetin e Shkupit, rezultatet paraprake për këshillin dhe kryetarin e qytetit do të publikohen brenda 10 orëve nga përfundimi i votimit.

8:00 – KSHZ: Në kohë janë hapur të gjitha vendvotimet

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) njoftoi se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe se procesi i votimit për zgjedhjet lokale po zhvillohet pa ndonjë problem.

Votimi po mbahet në gjithsej 3,474 vendvotime, ku të drejtë vote kanë 1,832,415 qytetarë.

Në këto zgjedhje lokale po marrin pjesë:

309 kandidatë për kryetarë komunash

576 lista për anëtarë të këshillave komunalë, me gjithsej 10,490 kandidatë

Dita e djeshme ishte e rezervuar për votimin e:

të burgosurve,

personave në arrest shtëpiak,

të sëmurëve dhe personave me aftësi të kufizuara,

dhe të moshuarve në shtëpitë e pleqve.

KSHZ ka paralajmëruar se konferenca e parë për shtyp për ecurinë e votimit dhe për daljen në votime do të mbahet në ora 09:30.

Rezultatet e para paraprake nga KSHZ priten të publikohen brenda 12 orëve pas përfundimit të votimit.

Qëndroni me ne për të rejat më të fundit nga dita zgjedhore!

07:50- Të gjitha 117 vendvotimet në Tetovë janë hapur në kohë

Në qytetin e Tetovës, të gjitha 117 vendvotimet janë hapur në kohë, raporton gazetari i TV21, Senat Zylbehari. Të drejtë vote kanë 87,987 qytetarë.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme kanë votuar rreth 62 persona të dënuar nga Burgu i Tetovës dhe 99 persona të sëmurë.

“Të gjitha vendvotimet në qytetin e Tetovës janë hapur, të gjitha 117 vendvotimet.

Paraqiten probleme teknike me pajisjes bimetrike për identifikimin e votuesve, mirëpo janë të angazhuar edhe personat e IT-së nga ana e KSHZ-së, që në çdo objekt shkollor ka nga një person përgjegjës të IT-së”, tha Nazmi Dauti, kryetar i KKZ-Tetovë.

Në Maqedoninë e Veriut sot po zhvillohet raundi i parë i zgjedhjeve lokale, në të cilat qytetarët do të zgjedhin kryetarët e 80 komunave dhe të Qytetit të Shkupit, si dhe këshilltarët komunalë.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), në Listën e Votuesve janë regjistruar 1,832,415 votues, të cilët pritet të votojnë në 3,474 qendra votimi në mbarë vendin. Në garë janë 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista për këshilltarë komunalë, me gjithsej 10,490 kandidatë.

Në procesin zgjedhor marrin pjesë 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish të pavarur. Qyteti i Shkupit shënon numrin më të madh të kandidatëve për kryetar – 16 gjithsej.

Zgjedhjet po monitorohen nga 1,451 vëzhgues, prej të cilëve 807 vendorë dhe 644 ndërkombëtarë.

Votimi ka filluar në orën 07:00 dhe përfundon në orën 19:00. Ai mund të zgjatet nëse në qendrën e votimit ka ende qytetarë që nuk kanë hedhur votën, ose në rastet kur procesi ndërpritet për shkaqe teknike apo vendime të KSHZ-së. Në rast ndërprerjeje më të gjatë se një orë, votimi mund të shtyhet për të njëjtën periudhë, por jo më shumë se tre orë.

Pas mbylljes së kutive në orën 19:00, votimi ndalon dhe fillon përgatitja për numërimin e votave, që nuk mund të nisë para përfundimit zyrtar të procesit.(INA)

You Might Also Like

Turqia konfirmon fillimin e ndërtimit të nëndetëses së saj të parë MILDEN

Momenti kur ‘vajza sekrete’ e Putinit përballet në rrugë me një ukrainas të zemëruar dhe i thotë ‘babai yt vrau vëllain tim’

Turqia ka zgjatur kontratat e saj për blerjen e gazit rus për një vit

Ukraina godet një nga prodhuesit më të mëdhenj të kimikateve në Rusi për kompleksin ushtarako-industrial për herë të tretë

VIDEO: Vija e zjarrit përgjatë një rruge në një nga qytetet më të mëdha në botë, policia zbulon se çfarë ndodhi

Kosova Times October 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani vazhdon takimet në ShBA, flet për vlerat e Aleancës Veri-Atlantike

Kosova Times Kosova Times July 12, 2024
Një videoklip eksluziv që tregon për lidhjet e shtetit me grupet e tifozëve
Mitrovicasit bindës në Gjakovë
Përfundon në pranga pasi kanos dy persona
Mirlind Daku nuk ka të ndalur, shënon një tjetër gol në Rusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?