By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo është një politikane e fuqishme në Republikën Srpska, e quajnë ‘studente turbo’. Diplomoi ne drejtësi vetëm në katër muaj!?
December 20, 2025
Këto janë tetënjakët e parë në botë që i mbijetojnë lindjes: ‘As nuk e dinim saktësisht sa ishin!’
December 20, 2025
Gjermani, taksat
Çfarë ndryshon në Gjermani nga 1 janari: Ndryshime për punëtorët, prindërit, studentët, pensionistët…
December 20, 2025
Pika kufitare Evzoni ne Greqi do te jete e bllokuar nga ora 18:00 deri në 22:00
December 20, 2025
Bedri Hamza e Xhavit Haliti e nisin ditën në Pejë, të bindur për fitore
December 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Për shtatë muaj 13 mijë aksidente me 58 të vdekur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Për shtatë muaj 13 mijë aksidente me 58 të vdekur
Lajme

Për shtatë muaj 13 mijë aksidente me 58 të vdekur

Kosova Times
Last updated: 2025/10/19 at 9:21 PM
Kosova Times Published October 19, 2025
Share
SHARE

Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim në Kosovë. Aksidentet në komunikacionin rrugor edhe më tej shkaktojnë numër të madh të vdekjeve.

 

Vetëm në shtatëmujorin e parë të këtij viti, policia ka evidentuar 13 mijë aksidente me 58 të vdekur. Për policinë i vazhdueshëm mbetet apeli qe pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes me shpejtësinë, ndërkohë që është vërejtur një rritje në numrin e tiketave të shqiptuara.

Raportet e policisë janë alarmante. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 27 aksidente trafiku, një me fatalitet, e tjera me shumë të lënduar dhe 37 me dëme materiale.

Ekspertë të komunikacionit nënvizojnë se në shkaktimin e aksidenteve ndikojnë mosndërgjegjësimi i drejtuesve të automjetit për ngasje në bazë të kushteve atmosferike dhe rrethanave në trafik.

“Në sezonin vjeshtor, zakonisht i kemi disa elemente të faktorit incident, por edhe sigurisht edhe të faktorit rrugë, edhe që ndikojnë këto elementet e të reshurave atmosferike, ose elementi i sipërfaqes rrugore. Ne duhet me pas një kujdes të shtuar edhe gjatë drejtimit të automjeteve, në këto rrethana, të qarkullimit rrugor. Drejtuesit e automjeteve, duhet patjetër që ta kenë parasysh, që ta drejtojnë automjetin në bazë të kushteve të krijuara, t’u e pas parasysh edhe kushtet atmosferike, pastaj rruga e lagur, pastaj kemi të bëjmë edhe me dukshmërinë e zvogëluar. Këto janë tri elemente të cilat edhe shkaktojnë aksidente më të shpeshta”, tha për RTK-në Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit.

Duke folur për elementet e faktorit njeri, eksperti i komunikacionit vë në pah se shpejtësia deri në 95% të rasteve, na sjell tek aksidentet me fatalitet.

“Në këtë muaj, ose edhe komplet në vjeshtë, kemi parasysh që edhe rritet numri i aksidenteve, por shpresoj që mos të kemi aksidente me fatalitet. Në qoftë se flasim për elementet e faktorit njëri, shpejtësia është ajo që 90 deri në 95 %, të rasteve na sjellin edhe tek aksidentet me fatalitet ose edhe aksidentet me lëndime të rënda trupore brenda kushteve që i përmenda”, ka shtuar Dedaj.

Aksidentet në komunikacion vazhdojnë të mbesin një prej sfidave më të mëdha për sigurinë rrugore në Kosovë. Policia edhe më tej u bën thirrje ngasësve që të respektojnë ligjin dhe rregullat e trafikut, për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.

You Might Also Like

Bedri Hamza e Xhavit Haliti e nisin ditën në Pejë, të bindur për fitore

Petroviq – politikani serb i Kosovës – është ftuar për herë të 17-të në “Lutjet e Mëngjesit”

Kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, kosovari ekstradohet nga Gjermania

Osmani pas marrëveshjes me Bahamasin: Kosova ecën përpara duke fituar miq

Policia brenda 24 orëve shqipton mbi 2 mijë tiketa kundërvajtjesh

Kosova Times October 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Godet profesor Spahiu: Malokët po qeverisin me komunën e Mitrovicës

Kosova Times Kosova Times June 10, 2023
Në Rusi, për herë të dytë brenda një muaji, shpërtheu një fabrikë e madhe baruti. 6 persona vdiqën
Trump njoftoi dëshirën e tij për t’u takuar shpejt me Putinin për t’i dhënë fund luftës
Britania njoftoi zyrtarisht se do të furnizonte Ukrainën me tanke Challenger
Sveçla nga vendi i ngjarjes: Pas një numri të betejave, zyrtarët policorë e vunë nën kontroll territorin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?