Gjatë javës së kaluar Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar 3 armë zjarri të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, duke kontribuar në rritjen e sigurisë publike.
Policia përmes një njoftimi gjithashtu ka bërë të ditur, se janë shqiptuar 4968 masa administrative me gjobë për kundërvajtje dhe shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
“Prej tyre, 244 janë evidentuar nga veturat inteligjente dhe veturat me radar mobil, si pjesë e përpjekjeve për kontroll më të rreptë të trafikut dhe parandalimin e aksidenteve”, thuhet në njoftim.