By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BIRN: Revolverët me shenja policie nga Serbia përfundojnë te tregtarët amerikanë
December 23, 2025
Dogana e Kosovës sekuestron 380 fishekë në një lokal në Prishtinë
December 23, 2025
ATK ka pezulluar nga puna zyrtarin e arrestuar
December 23, 2025
Policia gjen armë, municion e pajisje ushtarake në Leposaviq
December 23, 2025
Kurti: 4 njohje brenda një viti, s’ka ndodhur para më shumë se një dekade
December 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përmeti, qyteti i zonjës që çertifikon punonjësen e pastërtisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Përmeti, qyteti i zonjës që çertifikon punonjësen e pastërtisë
Opinion

Përmeti, qyteti i zonjës që çertifikon punonjësen e pastërtisë

Kosova Times
Last updated: 2025/10/20 at 2:14 PM
Kosova Times Published October 20, 2025
Share
SHARE

Ilir KRASNIQI

Rrallë ndodhë që njeriu të gjejë motivim për të shkruar në rrethanat kur kemi përplot zhvillime të ngjarjeve negative në shoqërinë tonë.   Por shembulli i një gruaje që sot me plot dashuri drejton një nga bashkitë jug-perëndimorë  të Shqipërisë,  doemos të nxitë për ta ilustruar atë përtej sukseseve në administrimin e  këtij qyteti.

Posa shkel në qytetin e Përmetit, të përshkon një ndjesi e çuditshme: duket sikur ke hyrë në një botë tjetër. Gjelbërimi, pastërtia, qetësia e rrugëve dhe njerëzit më të buzëqeshur. Natyra e bukur, pjesa muzeale e shtëpive te gurta, krijojnë përshtypjen e një qyteti që jeton në harmoni me vetveten. Përmeti është si një poezi që nuk plaket, por që çdo vit shkruhet më bukur, falë dorës dhe përkushtimit të një gruaje qe administron këtë qytet— Alma Hoxha.

Ajo vjen nga fusha e pedagogjisë, por ka ditur të shndërrojë dashurinë për njerëzit dhe dijen në dashuri për qytetin. Ndoshta është pikërisht ky formim që e ka bërë të dijë të “mësojë” edhe qytetin si të lulëzojë. Në duart e saj, Përmeti nuk është vetëm një hapësirë gjeografike, por një frymë e gjallë. Nën drejtimin e saj, Përmeti është shndërruar në një vend që frymon dashuri, rend dhe zhvillim. Ajo e administron si një mësuese që kujdeset për nxënësit e saj — me butësi, me përkushtim, me drejtësi. Në çdo cep të qytetit ndihet kujdesi i saj: fasadat e rinovuara, rrugicat me gjelbërim, sheshi që shpesh buçet nga jeta e përditshme dhe tingujt e muzikës që s’ndalen kurrë. Por, në sytë e  znj. Hoxha, qyteti nuk është vetëm ndërtesa e rrugë, por një organizëm i gjallë që duhet ushqyer me kujdes e dashuri.

Në vetëm gjashtë muaj, ky qytet regjistroi mbi 60 mijë fjetje turistësh — dëshmi e një gjallërie që nuk vjen rastësisht, por nga një vizion i qartë. Alma Hoxha ka ditur të bashkojë traditën me zhvillimin, duke i dhënë vendit jo vetëm bukuri, por edhe shpirt. Projektet e saj për bujqësinë, për ujin, për tregjet e grave që prodhojnë me duart e tyre artin e thjeshtë të jetës — glikot, sapunët e trëndafilit, djathërat e malit — janë një himn për punën e ndershme dhe për dinjitetin njerëzor.

Në Përmet, kultura nuk është harruar. Muzeu i qytetit është kthyer në një tempull kujtese, ku veshjet, artifaktet dhe qëndisjet flasin për breza që e deshën këtë vend.

Festivali “Vjosa n’Fest”, me tinguj, panaire e sporte në natyrë, është bërë një ftesë për të gjithë ata që duan të prekin shpirtin e lumit më të egër të Evropës. Ndërsa “NONA”, ai festival i ëmbël i gjysheve përmetare, i bashkon brezat në tryezën e shijes dhe kujtimeve, duke ruajtur shpirtin e trashëgimisë.

Në këtë qytet, edhe nderimi për punën më të thjeshtë ka zë. Alma Hoxha di të përkulet me mirënjohje për pastruesen e mëngjesit, për gruan që kujdeset për gjelbërimin, për çdo duar që kontribuon në bukurinë e Përmetit. Është një zë i rrallë në gjithë hapësirën tonë që vlerëson duart e cdo punonjësi cfarëdo qoftë ai. Hoxha në një postim të saj të fundit, vlerësoi lart Lulezime Memo prej më shumë se një dekade është pjesë e ekipit të pastrimit dhe gjelbërimit të Bashkisë Përmet. “Me përkushtim, ajo kujdeset çdo ditë që qyteti të jetë i pastër dhe i sistemuar. Një punë e ndershme që meriton vlerësim dhe respekt”, shkruan Hoxha, madje duke i shprehur falënderim Lulëzimes për kontributin tënd të përditshëm në shërbim të Përmetit! “Përgjegjësi, kompetencë, drejtësi” — janë fjalët e saj udhërrëfyese, por në to fshihet diçka më e thellë: dashuria për njerëzit dhe për jetën. Përmeti, nën dritën e saj, nuk është thjesht një qytet. Është një poezi e gjallë që frymon çdo ditë në ritmin e punës, të artit dhe të mirësisë.

Alma Hoxha

Mirembajtesja e gjelberimit

Sapun me arom trandafili me plot dashuri

Festivali i gjysheve

Tradita vazhdon

 

 

You Might Also Like

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Pekini, Kremlini dhe faktori ukrainas: Çfarë Perëndimi nuk ka vënë re ende

Brukseli mposht Brukselin

Ja pse Lista Serbe po Kundërshtohet edhe nga Vetë Serbët e Kosovës!

“PS-ja në pushtet prej vitesh, forcë politike apo organizatë e konsumuar”?

Kosova Times October 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Propozim i çuditshëm nga Rusia: “Putini dhe Trump duhet të ndajnë Grenlandën, të flasin edhe për Svalbardin”

Kosova Times Kosova Times January 14, 2025
Bosi i fuqishëm ekuadoras i drogës “Fito” me lidhje me Ballkanin ekstradohet në SHBA
Osmani në takim lamtumirës me ambasadorin irlandez diskutojnë për situatën në veri
Trump i jep Ukrainës fuqi sulmi të thellë, thotë një diplomat i lartë
KEDS: Rritje me 18.5% e konsumit të energjisë shkakton mbingarkesa në rrjet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?