By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ambasadori Rudolph uron Kosovën për zgjedhje të qeta e demokratike
December 29, 2025
Rama e vlerëson Abdixhikun model të lidershipit të përgjegjshëm
December 29, 2025
Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian
December 29, 2025
Berisha: Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, sukses frymëzues për Shqipërinë
December 29, 2025
Dukaj uron Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin në zgjedhje
December 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Specialja refuzon disa prova të propozuara nga mbrojtja e Krasniqit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Specialja refuzon disa prova të propozuara nga mbrojtja e Krasniqit
Uncategorized

Specialja refuzon disa prova të propozuara nga mbrojtja e Krasniqit

Kosova Times
Last updated: 2025/10/21 at 5:12 PM
Kosova Times Published October 21, 2025
Share
SHARE

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, me kërkesë të mbrojtjes së Jakup Krasniqit, janë pranuar disa dokumente si prova në rastin ku Krasniqi, së bashku me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, derisa janë refuzuar një sërë provash tjera.

 

Në fakt, në vendimin e 16 tetorit 2025, i cili u bë publik, trupi gjykues ka refuzuar provat që lidhen me krime të kryera nga forcat serbe, duke i konsideruar si të parëndësishme për këtë çështje.

Mbrojtja kishte dorëzuar më 15 shtator 2025 kërkesën për pranimin e 39 dokumenteve, përfshirë raporte ndërkombëtare dhe materiale mediatike, me qëllim të kundërshtonte pretendimet e aktakuzës, të tregonte mungesën e kontrollit të Krasniqit mbi pjesëtarët e UÇK-së dhe paaftësinë e saj për të kontrolluar situata kaotike pas Marrëveshjes së Kumanovës, veçanërisht në Rahovec dhe Prizren. Dokumentet lidhnin gjithashtu situatën e sigurisë në Gjilan, ekzistencën e LDK-së dhe besueshmërinë e një dëshmitari.

Gjykata pranoi vetëm dokumentet që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me akuzat kundër të akuzuarit, duke përjashtuar provat për krimet e forcave serbe.

Sipas trupit gjykues, mbrojtja s’ka vërtetuar ndonjë rast që lidhet me akuzat ose faktet në aktakuzë dhe as nuk ka lidhje me vlerën provuese për UÇK-në. Sipas tyre, mbrojtja e Krasniqit nuk e ka vërtetuar rëndësinë e provës 4.

Mbrojtja kishte paraqitur 39 dokumente, për të cilat kishte pasur kundërshtime nga Prokuroria. Dokumentet përmbajnë raporte ndërkombëtare dhe materiale mediatike, që sipas mbrojtjes, demonstrojnë mungesën e kontrollit të Krasniqit mbi veprimet e UÇK-së në disa zona.

Gjykata pranoi disa dokumente që ndihmojnë në vlerësimin e rrethanave dhe marrëdhënieve politike në periudhën e konfliktit, ndërsa disa të tjera u refuzuan për mungesë lidhjeje me akuzat.

Ndryshe, Specialja në këtë proces kishte pranuar prova nga Serbia. Procesi i mbrojtjes nisi më 15 shtator 2025 dhe dëshmitarët e parë përfshinë ish-zyrtarë ndërkombëtarë. Më 14 nëntor 2025 është caktuar përfundimi i paraqitjes së mbrojtjes, ndërsa parashtresat përfundimtare pritet të dorëzohen deri më 22 dhjetor 2025.

Aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit, e konfirmuar në tetor 2020, i ngarkon ata për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë. Të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.

Vendimi i plotë i Dhomave të Specializuara në Hagë:

https://repository.scp-ks.org/LW/Published/Filing/0b10c8e1804bd872/Decision%20on%20First%20Krasniqi%20Defence%20Application%20for%20Admission%20of%20Material%20Through%20the%20Bar%20Table%20and%20Related%20Request.pdf

You Might Also Like

Horoskopi ditor për 29 dhjetor

Diplomati veteran amerikan përshkruan udhëzimet strategjike për Zelenskyn në bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA-ja

Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturash në Vushtrri

Pritje të gjata në Merdarë, lehtësohet qarkullimi në Dheu i Bardhë

Kosova Times October 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Malishevë: Ndahen mirënjohje në prag të “Epopesë së UÇK-së”

Kosova Times Kosova Times March 1, 2024
Gjykatat e Federatës Ruse në më shumë se gjysmën e rasteve ua zbutin dënimet atyre që luftuan
Luftë e përgjakshme në Ukrinë: Agresorët rusë në telashe në Krimenë e pushtuar dhe rreth Bakhmutit, çfarë po ndodh në Moskë…
Xhaka nominohet për çmimin prestigjioz ‘Topi i Artë’
Zhytësit në një makth të tmerrshëm Ja si duket kur gjendesh nën ujë në mes të një tërmeti (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?