By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si në një film horror: Gaza po përjeton një “brez të heshtur”, fëmijët po humbasin aftësinë për të folur për shkak të traumës
October 21, 2025
VIDEO Zemërim në Dublin për sulmin e një emigranti ndaj vajzës (10). Shpërthejnë trazira
October 21, 2025
E djathta në Parlamentin e BE-së: Larg duart nga Serbia!
October 21, 2025
Ukraina qëlloi me raketa Storm Shadow një fabrikë të rëndësishme ruse
October 21, 2025
Zbardhet dokument i ri rus. A është kjo arsyeja pse dështoi samiti Trump-Putin?
October 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në Institutin Mbretëror në Angli: E ardhmja jonë është në BE dhe NATO
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti në Institutin Mbretëror në Angli: E ardhmja jonë është në BE dhe NATO
Lajme

Kurti në Institutin Mbretëror në Angli: E ardhmja jonë është në BE dhe NATO

Kosova Times
Last updated: 2025/10/21 at 8:59 PM
Kosova Times Published October 21, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara në Britani, ku mbajti fjalë hyrëse dhe diskutoi mbi sigurinë, zhvillimin dhe solidaritetin me Ukrainën, në prag të Samitit të Procesit të Berlinit.

 

Kurti theksoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet “partner i qëndrueshëm dhe mik i veçantë i Republikës së Kosovës” dhe se prezenca britanike në rajon “është jo vetëm e mirëpritur, por edhe e nevojshme”. Ai foli për progresin e vendit, duke theksuar se Kosova “tashmë është vendi më demokratik dhe me zhvillimin ekonomik më të shpejtë në rajon”.

Sipas tij Kosova renditet e treta në botë dhe e para në Evropë për sundimin e ligjit, ndërsa në indeksin e Transparency International është përmirësuar me 31 vende në luftën kundër korrupsionit. Kurti shtoi se rritja mesatare ekonomike në katër vitet e fundit ka qenë 6%, asnjëherë nën 4%, me eksporte dhe investime të huaja të dyfishuara.

“Kosova është aleate dhe kontribuese në NATO dhe e ardhmja jonë përket në BE dhe NATO. Në këtë drejtim i kemi katërfishuar shpenzimet për mbrojtje, të përqendruara në modernizim dhe sisteme të reja dhe kemi investuar në inovacion, arsim dhe partneritet, pasi duke e forcuar veten e forcojmë Aleancën që i përkasim”, theksoi kryeministri në detyrë.

Ai foli edhe për luftën ilegale të Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe pasojat shkatërruese për vendin fqinj, duke përmendur rastin e Viktoriia Roshchyna, gazetare ukrainase e kapur rob në gusht të vitit 2023, e cila “u mbajt në kushte të izolimit të plotë dhe, në shtator të vitit 2024, u deklarua e vdekur. Trupi i saj iu kthye Ukrainës pas marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve në shkurt të vitit 2025. Trupi i saj kishte shenja të torturës dhe trajtimit çnjerëzor, që pasqyrojnë modelet e dhunës sistematike ndaj të burgosurve të luftës ukrainas”.

Kurti theksoi se robër të luftës ukrainas, të kapur nga Federata Ruse, “janë mbajtur më gjatë se sa ai vetë kur u mbajt i burgosur politik nga regjimi i Serbisë nga viti 1999, për dy vjet e shtatë muaj”. Ai shtoi se “solidariteti i popullit tonë me popullin ukrainas është krejtësisht i natyrshëm, ai buron nga qëndresa dhe mbijetesa jonë”.

Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara është qendër studimesh ndër më të vjetrat në botë dhe më e madhja në Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, me qëllim “të informojë, të ndikojë dhe të forcojë debatin publik për të ndihmuar në ndërtimin e një bote më të sigurt dhe më të qëndrueshme. 

You Might Also Like

Kosova e gatshme të pranojë qendrën britanike për migrantët, thotë Kurti

Raporti i Helsinkit: `Bota Serbe`, instrument i Rusisë për ndikim në Kosovë

Afati për krijimin e qeverisë së re, partitë ende pa marrëveshje

Basha: UÇK-ja ka qenë kulmi i lavdisë dhe historisë sonë

Basha thotë se Kushtetuesja nuk ka bazë për masë të përkohshme

Kosova Times October 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

10 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur nga përplasja e dy autobusëve në Pakistan

Kosova Times Kosova Times June 27, 2023
Policia në Skenderaj konfiskojnë dy armë zjarri
Kurti bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë
IKD, FOL dhe INPO kërkojnë të shpallet konkursi i ri për Kryeprokuror
Shqiperi, moti me kthjellime dhe vranësira
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?