By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Netanyahu thotë se “Izraeli nuk është një protektorat amerikan”, përgjigjet menjëherë JD Vance
October 23, 2025
Horoskopi për 23 tetor
October 23, 2025
Kurti takon Starmerin: Britania, partner kyç për sigurinë e zhvillimin
October 22, 2025
Murati kritikon opozitën për bllokadën e Planit të Rritjes së BE-së
October 22, 2025
Amerika vendosi sanksione të ashpra kundër Rusisë. Trump: Kjo është shumë e madhe
October 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Edicion Jubilar 2025-Homazh në Athinë/ Çmimet “Aristidh Kola- Nderi Kombit”: Një urë mes historisë, kulturës dhe identitetit shqiptar!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Edicion Jubilar 2025-Homazh në Athinë/ Çmimet “Aristidh Kola- Nderi Kombit”: Një urë mes historisë, kulturës dhe identitetit shqiptar!
Lajme

Edicion Jubilar 2025-Homazh në Athinë/ Çmimet “Aristidh Kola- Nderi Kombit”: Një urë mes historisë, kulturës dhe identitetit shqiptar!

Kosova Times
Last updated: 2025/10/22 at 7:25 PM
Kosova Times Published October 22, 2025
Share
SHARE

Nga Arjola Tashi

Çmimet “Aristidh Kola – Nderi i Kombit”: Një urë mes historisë, kulturës dhe identitetit shqiptar

Nga viti në vit, nën emrin e arvanitasit të madh Aristidh Kola, një event elitar po kthehet në simbol të kujtesës kombëtare dhe vlerësimit të personaliteteve që ngrenë lart emrin shqiptar.

Prej pesë vitesh, ceremonia për ndarjen e çmimeve “Aristidh Kola – Nderi i Kombit” është shndërruar në një ndër ngjarjet më të spikatura të jetës kulturore e mediatike shqiptare. Kjo iniciativë, e lindur nga pasioni për atdheun dhe për historinë, ka sjellë çdo vit bashkë personalitete të spikatura të medias, artit, kulturës, diplomacisë dhe jetës publike, duke e bërë këtë aktivitet një tribunë të vërtetë të identitetit shqiptar.

Ky event me mesazhe të forta atdhedashurie dhe qëndrese kombëtare nisi me iniciativën e gazetarit të mirënjohur Vladimir Muçaj, Kryetar i Unionit të Gazetarëve të Qarkut Fier dhe Drejtor Ekzekutiv i Newsalbania.al. Me mbështetjen e Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë dhe të Shoqatës Kulturore “Ress Egnatia”, edicioni i parë u zhvillua në Fier, për t’u zhvendosur më pas në Divjakë – trevë që studiuesit e njohin si një nga vendorigjinat e hershme të vetë Aristidh Kolës.

Një traditë që nderon kontributin dhe shpirtin kombëtar

Çdo vit, ky event sjell në qendër të vëmendjes figura që kanë dhënë kontribut të vyer në mbrojtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar, të kulturës dhe të fjalës së lirë.
Mes dhjetëra personaliteteve të vlerësuara ndër vite janë:
Marin Mema, Anila Hoxha, Jonuz Hallaçi,  Ben Blushi, Defrim Methasani, Marsela Topi, Mentor Kikia, Anila Sefa, Xhemil Beharaj, Besim Dybeli, Ilir Krasniqi (Prishtinë), Diana Bujuku (Prishtinë), Irakli Koçollari (historian dhe diplomat), Erjon Braçe, Majlinda Bufi, Bujar Asqeriu, Mimi Marjanaku, media Fieriweb.com e shumë të tjerë.
Emrat e tyre dëshmojnë se “Çmimet Aristidh Kola” janë kthyer në një arenë ku vlerësohen jo vetëm arritjet profesionale, por edhe qëndrimi qytetar, guximi intelektual dhe dashuria për kombin.

Edicioni Jubilar 2025 – Homazh në Athinë

Në vitin 2025, kur përkujtohet 25-vjetori i ndarjes nga jeta të Aristidh Kolës (1944–2000), ky event i rëndësishëm do të mbajë edicionin e tij të pestë jubilar në Athinë, qytetin ku Kola jetoi dhe kontribuoi deri në fund të jetës së tij.
Ky është një homazh i denjë për figurën e tij, një kthim simbolik në vendin ku zëri i tij u bë jehonë për të vërtetën historike të arvanitasve.

Ceremonia do të zhvillohet nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Greqi dhe të Ambasadores Luela Hajdaraga, e cila ka mbështetur me përkushtim këtë nismë me vlera të mëdha kulturore e diplomatike.
Një grup prej 15 personalitetesh nga Shqipëria dhe Kosova do të pritet në Ambasadë, ku do të zhvillohen takime me figura të njohura të komunitetit shqiptar në Greqi – njerëz që prej dekadash ruajnë me krenari gjuhën, traditat dhe ndjenjën kombëtare në shtetin helen.

Ky udhëtim simbolik i çmimeve “Aristidh Kola” drejt Athinës vjen si një bashkim shpirtëror mes dy brigjeve të historisë sonë, një kujtesë se identiteti shqiptar nuk njeh kufij, por jeton në çdo zemër që mban gjallë gjuhën, kulturën dhe rrënjët e veta.

Aristidh Kola – Zëri që tronditi heshtjen

I lindur në Kaskaveli të Thivës, në një mjedis arvanitas ku ruhej me fanatizëm gjuha dhe zakonet shqiptare, Aristidh Kola u formua si jurist, publicist dhe historian me kurajë intelektuale të rrallë.
Në veprën e tij më të njohur, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, ai sfidoi narrativat zyrtare dhe argumentoi me fakte historike, gjuhësore dhe kulturore lidhjet e ngushta ndërmjet arvanitasve dhe shqiptarëve. Libri u ribotua nëntë herë brenda dhjetë vjetësh, duke u bërë një pikë referimi për studimet historike mbi identitetin e popullsive në Gadishullin Ballkanik.

Përmes revistave që themeloi – “Besa” dhe “Arvanon” – Kola krijoi një hapësirë të lirë mendimi për ringjalljen e vetëdijes kombëtare të arvanitasve.
Në fund të jetës, ai punoi për një fjalor arvanitas, një projekt madhor që mbeti i papërfunduar, por që dëshmonte pasionin e tij për të ruajtur një trashëgimi të rrallë nga zhdukja.

Aristidh Kola u nda nga jeta më 11 tetor 2000, në moshën 56-vjeçare, por vepra e tij mbetet një testament i pavdekshëm për ata që besojnë se e vërteta historike është forma më e lartë e atdhedashurisë.

Një event që meriton mbështetje

Në pesë vite, “Çmimet Aristidh Kola – Nderi i Kombit” kanë fituar respektin e institucioneve, mediave dhe opinionit publik.
Organizatorët, gazetarë, studiues e artistë të angazhuar, kanë krijuar një platformë ku vlerësohet puna, sakrifica dhe përkushtimi ndaj kombit.
Ky event meriton të mbështetet institucionalisht, në mënyrë që të vazhdojë të mbajë gjallë frymën e Aristidh Kolës – frymën e dinjitetit, kulturës dhe dashurisë për Shqipërinë.

You Might Also Like

Një në tre italianë shkon në diskotekë; jeta e natës vlen 2 miliardë euro

Fillon sot Festivali i Filmit Frankofon në Prishtinë

Peja Jazz 6 mbahet nga 23 deri më 26 tetor

Promovohet “Esat Bicurri në përjetësi”, Çeku falënderon studiuesin Doli

UP-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Iowa-s

Kosova Times October 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

BE: Certifikimi për zgjedhjet nuk bën të politizohet

Kosova Times Kosova Times December 31, 2024
`Besëlidhja e Lezhës`, Begaj: Shqipëria bëhet më e fortë
Pasojat nga mosmiratimi i ndryshimeve kushtetuese
Evropa konsideron t’i japë Ukrainës anëtarësimin në NATO automatikisht nëse Rusia shkel marrëveshjen e armëpushimit
Raporti kritik i OKB-së ndaj Izraelit mbi sulmet ndaj spitaleve në Gazë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?