Sipas njoftimit nga APK, në këto punëtori morën pjesë mbi 100 zyrtarë përgjegjës nga institucione qendrore dhe lokale, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në zbatimin e politikave parandaluese dhe forcimin e integritetit publik.

“Në këto punëtori u prezantua qasja e re metodologjike e Agjencisë për hartimin dhe përditësimin e planeve të integritetit, e cila pritet të zbatohet në fund të këtij viti”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se pjesëmarrësit u pajisën me njohuri praktike për vlerësimin e rreziqeve, përmirësimin e planeve ekzistuese të integritetit dhe për zbatimin e masave konkrete për forcimin e etikës institucionale.