Në njoftimin e Bibliotekës Kombëtare thuhet se ky takim përfaqëson një ngjarje të rëndësishme për bibliotekarinë, bashkëpunimin kulturor dhe shkëmbimin profesional në rajon.

“Ngjarja do të mbledhë drejtuesit e bibliotekave kombëtare nga vendet e Evropës Juglindore, me qëllim të shkëmbimit të përvojave, zhvillimit të projekteve të përbashkëta dhe forcimit të rrjetëzimit ndërinstitucional në fushën e dijes dhe kulturës”, thuhet në njoftim .

Kandidatura e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës për organizimin e këtij takimi është mbështetur nga shumica e anëtarëve të Rrjetit të Bibliotekave Kombëtare të Evropës Juglindore (SEENL), duke përfaqësuar një vlerësim të rëndësishëm për rolin dhe kontributin e institucionit në promovimin e kulturës, dijes dhe bashkëpunimit rajonal.

Detajet rreth programit dhe aktiviteteve përcjellëse do të publikohen në muajt në vijim.