Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prishtinë një person që ishte në kërkim për vrasjen e ndodhur më 6 shtator 2025 në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës.
Sipas njoftimit nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, operacioni është zhvilluar nga zyrtarë të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, të cilët kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin pas veprimeve hetimore dhe operative të ndërmarra ditëve të fundit.
I arrestuari është identifikuar si A.H., 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ishte i shpallur në kërkim policor për dyshimin e bazuar se është përfshirë në veprën penale të vrasjes.
Nga policia është bërë e ditur se veprimet e mëtejme ndaj të dyshuarit do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.



