By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gashi takon ministren franceze Caroit, flasin për forcimin e marrëdhënieve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gashi takon ministren franceze Caroit, flasin për forcimin e marrëdhënieve
Lajme

Gashi takon ministren franceze Caroit, flasin për forcimin e marrëdhënieve

Kosova Times
Last updated: 2025/10/23 at 11:02 PM
Kosova Times Published October 23, 2025
Share
SHARE

Zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Liza Gashi, në kuadër të vizitës zyrtare në Paris, u takua me Éléonore Caroit, ministre të deleguar pranë ministrit francez për Evropën dhe Punët e Jashtme, përgjegjëse për Frankofoninë, Partneritetet Ndërkombëtare dhe Shtetasit Francezë që jetojnë jashtë vendit.

 

Në fokus të diskutimeve ishin thellimi i bashkëpunimit dypalësh, përfshirë angazhimin në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, bashkëpunimin në fushën e arsimit, kulturës dhe sportit, si dhe mbështetjen që Franca ka ofruar në organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, si një hap i rëndësishëm në fuqizimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.

“Zëvendësministrja Gashi vlerësoi lartë mbështetjen e Francës për Kosovën dhe rolin e saj si mike dhe partnere e qëndrueshme e vendit tonë. Ajo po ashtu shprehu mirënjohje për angazhimin e Francës në promovimin e diplomacisë feministe dhe përfshirjes së grave në proceset vendimmarrëse ndërkombëtare, derisa theksoi përkushtimin e Kosovës për të kontribuar në këtë hapsirë kulturore e gjuhësore”, thuhet në njoftim.

Palët u pajtuan të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e Frankofonisë, zhvillimit dhe diplomacisë kulturore, në frymën e miqësisë dhe vlerave të përbashkëta evropiane.

Gashi gjatë këtij takimi u shoqërua nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Mehdi Halimi.

You Might Also Like

Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime

PDK në Fushë Kosovë premtoi anëtarësim në BE dhe NATO

Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

Kosova Times October 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiq ka një “forcë paraushtarake”, tani e ka pranuar: “Janë gati për betejë”-ja si e rrahin Gjilasin

Kosova Times Kosova Times January 4, 2025
KQZ: Fushata zgjedhore për balotazhin nga 3 deri më 9 nëntor
Liga e Kampionëve rikthehet me dy sfida drithëruese
Si i rekruton Wagner luftëtarët në burgjet e Siberisë?
Sallahu: KQZ shkeli ligjin me ndarjen e numrit për Listën Serbe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?