Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar disa raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të vendit.
Në Gllogoc është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, një grua është goditur nga burrë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.
Në Pejë, janë shënuar dy raste të ndara të dhunës në familje. Në rastin e parë është raportuar se pas një mosmarrëveshje, një grua është ofenduar dhe sulmuar fizikisht nga burrë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Prokurori është njoftuar për rastin.
Në rastin e dytë në Pejë është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa në Gjakovë, policia ka arrestuar një burrë dhe një grua pasi që pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur fizikisht mes vete. Nuk raportohet për persona të lënduar, dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy janë liruar në procedurë të rregullt.




