Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 272-të elektronike, ku ka marrë vendime të rëndësishme në fushën e teknologjisë dhe financave publike.
Në këtë mbledhje Qeveria në detyrë ka ndarë mjete financiare në shumë prej dhjetë mijë eurosh me qëllim të promovimit të vendit, për Organizatën FLOSSK — Free Libre Open Source Software Kosova, për edicionin e 10-të të Konferencës “Software Freedom Kosova (SFK)”, e cila do të mbahet më 24 – 26 tetor 2025 në FIEK, Prishtinë.
Gjithashtu ka aprovuar Raportin Nëntëmujor të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025.




