By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Strategjia e Serbisë për paqëndrueshmëri të përhershme ne veriun e Kosoves
December 29, 2025
Hamza: PDK ka pritur rezultat më të mirë, nuk i iki përgjegjësisë
December 29, 2025
2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar
December 29, 2025
Rama uron Kurtin: Mandati i konfirmuar të kthehet në mbarësi për Kosovën
December 29, 2025
Ismaili: Rritja ekonomike në 2025 përmbyllet me 3.9 për qind
December 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Refuzohet ankesa e LVV-së lidhur me procesin e votimit në Han të Elezit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Refuzohet ankesa e LVV-së lidhur me procesin e votimit në Han të Elezit
Lajme

Refuzohet ankesa e LVV-së lidhur me procesin e votimit në Han të Elezit

Kosova Times
Last updated: 2025/10/24 at 3:50 PM
Kosova Times Published October 24, 2025
Share
SHARE

Gjykata Supreme e Kosovës njofton se e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e paraqitur nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), dega në Han të Elezit, kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), me numër ZL.Anr.221/2025, të datës 17 tetor 2025.

 

PZAP më herët kishte hedhur poshtë si të pasafatshme ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kishte pretenduar parregullsi gjatë procesit të votimit në Han të Elezit. Pas këtij vendimi, LVV kishte paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, duke kërkuar që të urdhërohet hetimi i librave origjinalë të votimit për këtë komunë dhe të konstatohet se numri i lartë i rasteve të asistimit përbën shkelje të nenit 10 të Rregullores 12/2024, si dhe të parimit të fshehtësisë së votës. Gjithashtu, LVV kishte kërkuar përsëritjen e votimit në vendvotimet ku shkeljet e pretenduara ishin të verifikueshme dhe ndikonin në rezultatin përfundimtar, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të kësaj gjykate.

Bëhet e ditur se pas shqyrtimit të ankesës, Gjykata Supreme konstatoi se vendimi i PZAP-it ishte në përputhje me ligjin dhe se ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje është e pathemeltë.

Në arsyetimin e saj, Gjykata theksoi se shqyrtimi në meritë i një ankese që është e pasafatshme do të cenonte sigurinë juridike dhe do të zvarriste ciklin e procesit zgjedhor, prandaj kërkesa e subjektit politik u refuzua si e pathemeltë.

You Might Also Like

Berisha: Instituti Albanologjik përmbylli me sukses vitin 2025

Vdiq aktorja e famshme botërore, Brigitte Bardot

Përparim Rama i ndan `Hyjneshën në Fron` Dafina Zeqirit

Zeqiri: Viti 2025 shumë i suksesshëm për kinematografinë kosovare

Sot mbahet mbledhja komemorative për Shemin e ‘Ilirëve’

Kosova Times October 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Totti tregon arsyen pse nuk kthehet të Roma

Kosova Times Kosova Times March 25, 2024
KFOR: Të përkushtuar në promovimin e sigurisë dhe të drejtave të grave
Ministri i Bujqësisë i Bullgarisë pritet nga homologu kosovar
AAK: Vendimi i GjND-së, moment i rëndësishëm
Protestojnë punëtorët e KOSTT-it, kërkojnë rritje të pagave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?