By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” shfaqet në Ferizaj dhe Prishtinë
December 10, 2025
IKD:Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë
December 10, 2025
VIDEO: Publikohet videoja e arrestimit të Luigi Mangione në McDonald’s
December 10, 2025
Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Nazif Gashi
December 10, 2025
Laureatja venezueliane e çmimit Nobel nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Regjimi i Maduros e kërcënon atë
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Armend Zemaj përfshihet në incident fizik në Prishtinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Armend Zemaj përfshihet në incident fizik në Prishtinë
Lajme

Armend Zemaj përfshihet në incident fizik në Prishtinë

Kosova Times
Last updated: 2025/10/24 at 5:55 PM
Kosova Times Published October 24, 2025
Share
SHARE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është përfshirë sot në një incident fizik me një qytetar. Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka deklaraur për RTK-në se palët e përfshira janë duke u intervistuar në polici.

“Sot rreth orës 15:00 është pranuar informata për një konflikt fizik në sheshin ‘Ibrahim Rugova’ në Prishtinë. Lidhur me incidentin, palët e përfshira janë duke u intervistuar në polici. Për detaje shtesë do t’ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Pllana.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar vet deputeti i LDK-së. Në një postim në Facebook, Zemaj ka thënë se gjatë një interviste publike është përballur me një situatë të pakëndshme, ku një qytetar e ka ofenduar dhe provokuar verbalisht.

“Sot gjatë një interviste publike ndodhi një situatë e pakëndshme, për të cilën ndjej keqardhje të sinqertë. Një qytetar, nuk e di a ishte e rastit apo me qëllim të caktuar, këtë do e vërtetojë policia, më ofendoi dhe më provokoi verbalisht me fjalë të papranueshme, para medias dhe gazetarit që ishim në intervistë. Në atë moment reagova në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt, gjë e cila nuk përfaqëson as bindjet e mia personale, as parimet që unë përfaqësoj si deputet dhe si anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka shtuar se në raste të tilla duhet të ruhet qetësia dhe dinjiteti, duke theksuar se dhuna nuk është përgjigje e drejtë.

“Pavarësisht provokimit, dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë. Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike. Kam respekt të plotë për çdo person, për çdo mendim dhe çdo kritikë, pavarësisht se sa e ashpër mund të jetë ajo”, ka shkruar më tej Zemaj.

You Might Also Like

IKD:Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë

Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Nazif Gashi

Prizren, Totaj merr detyrën, betohen anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal

Dhuna në familje në rritje shqetësuese

E bindi të tërhiqte para nga banka, arrestohet i dyshuari për mashtrim

Kosova Times October 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

A po përgatiste Rusia konspiratorë për Moldavinë?

Kosova Times Kosova Times October 15, 2025
Kosova – Zvicra, formacionet
Ylli i Tottenham-it largohet me barrelë pas lëndimit në kokë
Trump: Unë do të kthej TikTok nesër
Vidhen insulina në një depo në Graçanicë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?