Njësiti i Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndëshkuar dy shoferë që arritën kufirin maksimal të pikëve negative të lejuara me ligj.
Policia njofton se shoferi A.S., 26 vjeç, është ndëshkuar me ndalim të drejtimit të automjetit për 12 muaj, pasi kishte grumbulluar 10 pikë negative nga dy kundërvajtje të kryera në komunikacion.
Ndërsa shoferi F.Z., 27 vjeç, ka marrë të njëjtën masë mbrojtëse, ndalim i drejtimit të automjetit për 12 muaj, pasi për pesë kundërvajtje të shkaktuara në komunikacion kishte grumbulluar 9 pikë negative.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, në mënyrë që të ruhet siguria e jetës dhe e pronës.




