By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Erdogan për Ukrainën: Paqja nuk është larg
December 13, 2025
SHBA-ja dhe Ukraina do të negociojnë një armëpushim në Berlin
December 13, 2025
Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dhe Dukagjinit
December 13, 2025
Miliona ukrainas pa energji elektrike pas sulmeve të ashpra ruse gjatë natës
December 13, 2025
Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, katër të dyshuar dërgohen në mbajtje
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për 35 komuna
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për 35 komuna
Lajme

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për 35 komuna

Kosova Times
Last updated: 2025/10/25 at 11:37 PM
Kosova Times Published October 25, 2025
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë publike rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 12 tetorit për 35 komuna të vendit. Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se për shkak të disa ankesave të cilat janë duke u shqyrtuar nga PZAP, Prishtina, Juniku dhe Mamusha nuk i kanë të përfunduara procedurat për të publikuar rezultatet përfundimtare.

 

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka komunikuar me PZAP-në dhe nga ky institucion kemi marrë konfirmim se nuk ka ankesa aktive lidhur me zgjedhjet për kryetarë komunash për shumicën e komunave, përveç Komunës së Prishtinës, Junikut dhe Mamushës. Këto ankesa janë në trajtim e sipër, andaj KQZ-ja sot do të bëjë shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve për 35 komunat e tjera, ndërsa për tri komunat e mbetura shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet në vijim, pasi të konsumohen të gjitha mundësitë për paraqitjen e ankesave edhe në Gjykatën Supreme,” ka thënë Radoniqi.

Sipas të dhënave të KQZ-së, 15 komuna do të shkojnë në balotazh më 9 nëntor, përfshirë: Prizrenin, Gjakovën, Gjilanin, Dragashin, Kaçanikun, Klinën, Fushë Kosovën, Mitrovicën e Jugut, Obiliqin, Rahovecin, Pejën, Suharekën, Vitinë, Vushtrrinë dhe Kllokotin.

Ndërsa disa parti kanë siguruar fitore në raundin e parë pa nevojën e balotazhit.

Në Deçan ka fituar Bashkim Ramosaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në Ferizaj, fitues është Agim Aliu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ndërsa në Lipjan ka fituar Imri Ahmeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fitues në Podujevë, Sami Lushtaku nga PDK në Skenderaj, Kadri Rahimaj nga Lëvizja Vetëvendosje në Kamenicë dhe Ilir Ferati nga LDK në Istog.

Në Shtimë ka fituar Qemajl Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa Malishevën e ka fituar Ekrem Kastrati nga Nisma. Ramiz Lladrovci është shpallur fitues në Drenas, ndërsa Mehmet Ballazi nga PDK në Hani i Elezit.

Lista Serbe ka fituar në 9 komuna: Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Ranillug, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq dhe Graçanicë.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e VV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, kanë votuar kundër shpalljes së rezultateve për disa komuna, duke shprehur ankesa lidhur me votimin e asistuar në Kaçanik, Malishevë, Mamushë, Hani i Elezit, Zubin-Potok, Graçanicë, Ranillug, Kllokot, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Novobërdë dhe Zveçan.

Afati për paraqitjen e ankesave për këto komuna është dy ditë.

Rezultatet e publikuara mund t’i shihni KËTU.

You Might Also Like

Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, katër të dyshuar dërgohen në mbajtje

U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dyshuari në Obiliq

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

‘Liria ka emër’! Shkupi sot proteston, drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Kosova Times October 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Nuk ka surpriza, PSG fiton Kupën e Francës për herë të 15 në histori

Kosova Times Kosova Times May 25, 2024
Pianisti rus vdes në burg pas grevës së urisë kundër luftës
Jo zgjedhje, por zgjidhje të ngërçit politik!
Burrat e dhunuar gjatë luftës në Kosovë thyejnë heshtjen, flasin për BBC-në
Një revistë gjermane e afërt me SPD-në për Procesin e Berlinit: Te fiket autopiloti në politikën e Evropës Juglindore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?