Në rrugën B në Prishtinë gjatë mbrëmjes së djeshme është dëmtuar kutia elektrike e ndriçimit elektrik.Kështu ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi për media.
Sipas njoftimit është bërë e ditur se ekipet e mirëmbajtjes së ndriçimit publik janë njoftuar menjëherë dhe do të ndërhyjnë për ta rregulluar dëmtimin sa më shpejt që të jetë e mundur.
Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës për procedurat e mëtejshme.





