By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rikthehet dashuria: Donald Trump thotë se “gjithmonë e ka pëlqyer” Elon Musk
October 28, 2025
Bernie Sanders bën thirrje për shpërbërjen e OpenAI, krijuesit të ChatGPT
October 28, 2025
Huthitë lirojnë modelen jemenase (25) pas gati pesë vitesh burg: E akuzuar për sjellje të pahijshme
October 27, 2025
VIDEO: Tërmet me magnitudë 6 godet Turqinë. Dridhjet u ndjenë në qytetet kryesore
October 27, 2025
Kurti:Austria i ka qëndruar pranë Kosovës në çdo fazë kritike të shtetësisë
October 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Të gjithë po përgatiten për balotazh e zgjedhje të reja parlamentare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Të gjithë po përgatiten për balotazh e zgjedhje të reja parlamentare
Lajme

Kurti: Të gjithë po përgatiten për balotazh e zgjedhje të reja parlamentare

Kosova Times
Last updated: 2025/10/27 at 8:10 PM
Kosova Times Published October 27, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për media tha se, pas dështimit të djeshëm ende nuk kanë marrë ndonjë ftesë nga presidentja.

 

“Së pari ne nuk kemi marrë ende ftesë nga zonja presidente, natyrisht që do të konsultohemi me të, e dimë që për herën e dytë është në diskrecionin e saj çështja e mandatarit për formimin e qeverisë. Nga ajo që dëgjuam dje dhe në bazë të rrethanave që ekzistojnë, duket që tash që të gjithë po përgatiten jo vetëm për balotazhin, por edhe për zgjedhjet e reja parlamentare”, tha Kurti.

Lideri i Vetëvendosjes, tha se është për të ardhur keq që përveç balotazhit të 9 nëntorit do të ketë edhe dy herë zgjedhje në dimër e në pranverë, kur radha do t’i vije zgjedhjes së presidentit apo presidentes të re të vendit.

“Mbase është për të ardhur keq që do të mund të kemi përveç balotazhit, edhe dy herë zgjedhje, edhe zgjedhje në dimër edhe në pranverë, sepse kur nuk arritëm t’i bëjmë 61 deputetë për një qeveri të re, atëherë është vështirë e imagjinueshme që mund t’i bëjmë kollaj 80 deputetë, në pranverën e vitit të ardhshëm. Dhe kemi vetëm katër muaj deri te zgjedhja e presidentit apo presidentes, pra afatet kohore po ikin me shpejtësi. Kemi mundur së paku këto zgjedhjet e dhjetorit t’i eliminojmë e t’i kemi vetëm ato në pranverë, por le të presim tash, janë 10 ditë afat për rrugën përpara që në bazë të gjitha fakteve e shenjave është veçse ajo e zgjedhjeve të reja”, deklaroi Kurti.

Në vijim të konferencës, kreu në detyrë i qeverisë, Albin Kurti, tha se përveç LDK-së e Nismës nuk ka synuar takime me subjekte tjera politike për bashkëqeverisje.

Por, Kurti tha se për të është e çuditshme sjellja e LDK-së.

“Në politikë përveç mospajtimeve janë edhe çuditë. Unë nuk po kuptoj saktësisht LDK-në, nuk duan qeveri që udhëhiqet nga LVV-ja e nga unë, nuk duan ta formojnë qeverinë e tyre me parti të tjera opozitare, por insistojnë në disa zgjedhje të reja ku përsëri do të përsërisin sloganin që ‘ne dalim të parët’, por nuk dalin të parët, është e çuditshme kjo sjellje për mua. O bëj koalicion si i treti me të parin, o me të dytin kundër të parit, ama diçka duhet të bësh. Njëherë e kisha përshtypjen se e kanë me mua personalisht. Mirëpo kur po e shohim tash para balotazhit, ata janë edhe kundër liderëve lokal të LDK-së që duan të bashkëpunojmë me  LVV-në. Mirë, Albin Kurti nuk bën për kryeministër të Republikës, por pse nuk bën Sulejman Meholli për kryetar të Vushtrrisë. Po del që problemi nuk është vetëm  me mua, por me fituesin e zgjedhjeve”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është pyetur edhe rreth deklarimeve të tyre kur thoshin se i kishin votat për krijimin e qeverisë.

Kurti tha se, numrat kanë lëvizur nga java në javë, tha se atë kohë gjatë pranverës kur kishin deklaruar i kishin votat.

“Në muajin maj kur vijnë këto deklaratat tona, vijnë pikërisht atëherë kur dukej qartazi vullnet te opozita, me kusht që të mos ekspozoheshin ndaj krerëve të partive dhe ndaj medieve se e dhanë votën për konstituim të Kuvendit. Kishte trysni mbi deputetët që kurrsesi të mos bëjnë as takime me LVV-në. E votimi i fshehtë për ne ishte edhe i drejtë edhe obligim politik edhe shans për të dalë nga ngërçi. Atë periudhë, po të votohej me votim të fshehtë, Albulena Haxhiu do t’i kishte 61 vota. Dhe insistimi im ka qenë më testoni, pra më provoni. Besoj që nga pranvera vera e deri në vjeshtë, numrat kanë lëvizur, prej 56 deri në 62 apo 63 nga java në javë dhe dje ishin 56. Janë 3-4 deputetë që na kanë thënë shumë qartë, bëjini ju 60 vota, ne jemi i 61-ti. Kjo i bije që po t’i kishin 60 do t’i kishim 63 apo 64, por jemi tash ku jemi”, tha Kurti.

Kurti: Një vend pa buxhet është një vend që nuk mund të ecë përpara

Kreu në detyrë i Qeverisë, Albin Kurti tha se ata kanë të drejtë ta propozojmë buxhetin për vitin 2026 në Kuvendin e Republikës në bazë të Ligjit mbi Qeverinë, mirëpo tha se u duhet  të bëjnë shumë konsultime me juristët në mënyrë që të shohin se si është rruga përpara.

“Sepse fakti që qeveria miraton një propozim buxhet për vitin 2026 nuk do të thotë që puna ka mbaruar, por vetëm sa ka filluar. Nuk janë ende Komisionet Parlamentare në Kuvend të Republikës. Dhe gjithashtu, cili do të ishte ai buxhet që do ta kishte mazhorancën prej 61 deputetëve, sepse në dy lexime do t’i duhet edhe buxhetit të kalojë në Kuvend. Ka shumë të panjohura për rrugën përpara dhe dita e djeshme i ka shtuar ato”, tha ai.

Kurti për emrat që nuk u përfshinë në kabinet qeveritar: Nuk bëhet fjalë për kurrfarë gjykimi  ndëshkues

Kryeministri në detyrë, u pyet edhe për atë se pse nuk i kishte përfshirë në kabinetin e propozuar, por që dështoi të votohej të dielën, edhe disa emra që kanë aktualisht mbajnë pozita ministrore në detyrë.

“Të gjithë emrat që janë propozuar për dikastere qeveritare janë rezultat i analizave tona të brendshme dhe emrat e përveçëm nuk janë rezultat i një vlerësimi apo mos vlerësimi, por janë kryekëput rezultat i fazës që na pret për planet dhe programin tonë, rrjedhimisht të këtilla plane kemi edhe për emrat e përveçëm që u përmendën këtu, për Arbërie Nagavcin, Rozeta Hajdarin, Besnik Bislimin, ne do të jemi bashkë ne ecjen tonë, por kush, ku dhe kur këto janë diskutime që nuk kanë të bëjnë me vlerësimin apo mosvlerësimin tonë. Nuk bëhet fjalë për kurrfarë gjykimi  ndëshkues. Për kryetarin e Kuvendit, Dimal Bashën, gjithmonë e kam paramenduar atë në ekzekutiv”, tha Kurti.

Kurti: Nuk është gjuha e përdorur pengesa për bashkëqeverisje, janë në pyetje pazaret e kumaritë

Kryeministri në detyrë nuk beson që gjuha e përdorur ndaj opozitarëve të deritashëm të jetë arsyeja pse ata nuk po bashkëpunojnë me të për koalicion qeverisës.

“Sa i përket gjuhës se çfarë na kanë thënë e çfarë na kanë quajtur neve, është pakrahasueshme. Unë nuk besoj që ka pasur në Republikën e Kosovës një kryeministër më të ofenduar e më të sharë se sa unë. Problemi i mospajtimeve nuk ka të bëjë me gjuhën që përdoret, sepse çfarë i kanë thënë këta njëri –tjetrit e janë bërë bashkë, janë në pyetje interesat. LVV në qeverisje duket që duke bërë gjëra të mira për Kosovën kanë prishur pazare e kumari. Por, ky nuk ka qenë qëllimi t’ua prishi atyre pazaret e kumaritë, qëllimi im ka qenë të bëj mirë për Kosovën. E tash, që duke bërë mirë për Kosovën, disa i humbin privilegjet nga pazaret e kumaritë, nuk kam çka i bëj. Ankesat e tyre nuk mund të më ndalin mua as qeverinë”, tha Kurti.

Kurti: Jam përpjekur shumë që ta shkëpusë LDK-në nga PDK-ja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, një ditë pas dështimit që në Kuvend t’i merrte votat e mjaftueshme për ta krijuar qeverinë “Kurti 3”, ka dalë në konferencë për media.

Ai tha se asnjëra nga partitë parlamentare të cilave iu bënë ftesë nuk kanë pranuar bashkëqeverisje, megjithëse, sipas tij, vota e qytetarit kishte përcaktuar që duhet të kishte koalicion bashkëqeverisës.

“I bëmë ftesë dy herë LDK-së dhe kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me Nismën. LDK refuzon kategorikisht një qeveri të udhëhequr nga unë, kurse Nisma përfundimisht nuk deshi të jetë në një qeveri që e drejtoj unë. Po të rezononin ndryshe këto dy parti e të pranonin ofertën tonë për bashkëpunim, ne jo vetëm që do t’i kishim numrat e nevojshëm të kishim qeverinë e re, por edhe do të mund t’i jepnin zgjidhje çështjes së zgjedhjes së presidentit, që na pret pas vetëm 4 muajsh”, tha Kurti në nisje të kësaj konference për media.

Kurti, tha se duke parë disponimin e elektoratit të LVV-së dhe LDK-së, është përpjekur shumë që ta shkëpuste LDK-në nga PDK-ja.

“Në vitin 2020 ia arritëm, por vetëm për 51 ditë, e provuam përsëri me lidershipin e ri të LDK-së, por pa sukses. E vetmja mënyrë që LDK pranonte të bëhej pjesë e qeverisë me ne, ishte që edhe PDK-ja të ishte aty brenda. Për neve kjo është e papranueshme, sepse është e dëmshme”, deklaroi Kurti.

Kreu në detyrë i qeverisë, që është kryetar i Vetëvendosjes, tha se katër vitet e këtij mandatit kanë dëshmuar se qeveria është stabile atëherë, kur, përveç numrave në Kuvend, i ka edhe numrat në kuti të votimit, dhe se, sipas tij, interesat e vendit mbrohen dhe afirmohen më së miri atëherë kur kryeministri dhe qeveria gëzojnë legjitimitet të madh e të drejtpërdrejtë nga populli.

“Dua të theksoj se unë dhe LVV jemi të interesuar andaj angazhohemi të punojmë që ta zhvillojmë shtetin e jo që ta mbajmë pushtetin. Prandaj, para çdo marrëveshje që shtrembëron vullnetin e qytetarëve në zgjedhje, ne zgjedhim zgjedhjet. Kjo është edhe arsyeja pse vendi nuk ka rrugë a mënyrë tjetër përveçse drejt zgjedhjeve të reja”, tha kryeministri në detyrë në konferencë për media nga objekti i qeverisë.

You Might Also Like

Kurti:Austria i ka qëndruar pranë Kosovës në çdo fazë kritike të shtetësisë

Turqia blen 20 avionë Eurofighter nga Britania për 9 miliardë euro

Haradinaj uron Austrinë në Ditën Kombëtare: Historikisht mike e Kosovës

Abdixhiku: Kurti nuk mund ta kuptojë madhështinë e LDK-së

Kurti: Serbia ta dorëzojë kryekriminelin Radoiçiq

Kosova Times October 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dy prej gjashtë të akuzuarve e pranojnë fajësinë për huliganizëm në veri

Kosova Times Kosova Times October 21, 2025
“Marrëveshja me Prishtinën deri në fund të vitit dhe hetim i përshpejtuar për Banjskën”: Zbardhet se çfarë do t’i kërkojë “pesëshja e madhe” Vuçiqit në takim
Kurti dhe Gërvalla flasin për zgjedhjet dhe partneritetin bashkëqeverisës
Plagosi babanë e ish-bashkëshortes, arrestohet i dyshuari në Dragash
Kurti takon liderët e KFOR-it dhe EULEX-it: Liria e lëvizjes duhet të rivendoset
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?