By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendi i Gjilanit miraton buxhetin 2026 prej afër 42 milionë euro
January 9, 2026
Vdiq Ali Sadriu, ish-ministër i Financave
January 9, 2026
Familjet e policëve të rënë pa pagesa, Sindikata kërkon zgjidhje
January 9, 2026
KGJK: Miratimi i taksave gjyqësore në përputhje me legjislacionin në fuqi
January 9, 2026
QKLL ndan Çmimet Kombëtare të Letërsisë
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mali i Moknës dhe Liqeni i Ujmanit, asete të shtetit nën mbrojtje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mali i Moknës dhe Liqeni i Ujmanit, asete të shtetit nën mbrojtje
Lajme

Mali i Moknës dhe Liqeni i Ujmanit, asete të shtetit nën mbrojtje

Kosova Times
Last updated: 2025/10/28 at 10:06 PM
Kosova Times Published October 28, 2025
Share
SHARE

Vendimi për t’u vënë nën mbrojtje të shtetit, zonat e Malit të Moknës dhe Liqenit të Ujmanit, e radhit Kosovën si shtet me përqindjen më të lartë të territorit nën mbrojtje të natyrës në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Këto dy zona, sipas Ministrisë së Mjedisit, do të vihen në plan për t`u shndërruar në parqe kombëtare, pas Bjeshkëve të Nemuna dhe parkut të Sharrit.

 

Mali i Moknës ndodhet në rajonin e Dukagjinit si pjesë e vargmaleve të Alpeve Shqiptare, në kufirin mes Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë. Ndërkohë që Liqeni i Ujmanit, që është ujëmbledhësi më i rëndësishëm për ekonominë e vendit, shtrihet në veri të shtetit, në kufi me Serbinë.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka vënë në pah se me këtë vendim, Kosova bëhet shteti me përqindjen më të lartë të territorit nën mbrojtje të natyrës në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

“Zona e Malit të Moknës dhe Liqenit të Ujmanit e përbën një zonë me rëndësi të lartë kulturore, arkeologjike, gjeologjike, edukativo-arsimore, por edhe aspektin e peizazheve, pra përbën një peizazh të bukur që vlen të mbrohet”, tha Imer Fejza nga MPHI.

Me një sipërfaqe prej 192.19 km², të Malit të Moknës dhe Liqenit të Ujmanit, tashmë të vendosura nën mbrojtje paraprake, ligjërisht ngrihet edhe përqindja e aseteve shtetërore të mbrojtura.

Zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, nënvizojnë se ky hap përbën një arritje të madhe drejt përmbushjes së objektivave kombëtare dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e natyrës, si dhe një angazhim të vendosur për ruajtjen e ekuilibrave natyrorë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Ndërkohë, këto dy zona, do të vihen në plan për t’u shndërruar në parqe kombëtare, pas Bjeshkëve të Nemuna dhe parkut të Sharrit.

“Kosova ka 272 zona të mbrojtura ligjërisht, por në cilësinë e parqeve kombëtare Kosova arrin 12.2 % të zonave të mbrojtura që lë pas shumë shtete”, tha Fejza.

Mali i Moknës dhe Liqeni i Ujmanit janë pika ku natyra, historia dhe kultura bashkohen. Ruajtja e tyre nuk është vetëm çështje e mjedisit, por edhe e kujtesës, identitetit dhe trashëgimisë kulturore.

Këto zona, pos që bartin vlera të trashëgimisë kulturore dhe historike, ofrojnë potencial për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

You Might Also Like

Kuvendi i Gjilanit miraton buxhetin 2026 prej afër 42 milionë euro

Vdiq Ali Sadriu, ish-ministër i Financave

Familjet e policëve të rënë pa pagesa, Sindikata kërkon zgjidhje

KGJK: Miratimi i taksave gjyqësore në përputhje me legjislacionin në fuqi

Nga vërshimet në veri u dëmtua një urë e katër familje u evakuuan

Kosova Times October 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku: LDK do të rikthehet në Podujevë me njeriun e fjalës e nderit

Kosova Times Kosova Times October 9, 2025
Shqipëri, studimi: Buxheti i shtetit përdoret për ndikime elektorale
Shtëpia e Bardhë përgatitet për një takim me rrezik të lartë
Petrit Drenica drejtor i përfaqësueses në federatën e pingpongut
Ofshamë dhe mallkim!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?