By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA-të do të largojnë brigadën nga Rumania!
October 29, 2025
Axhenda ndërkombëtare
October 29, 2025
“Stuhia e Shekullit” Shkatërron Xhamajkën, Mbërrijnë Pamjet. “Kujdes nga Krokodilët”
October 29, 2025
VIDEO: Droni rus drejtohet drejt një ekipi gazetaresh, ushtari ukrainas e qëllon me pushkë
October 29, 2025
Kartelet meksikane të drogës sulmojnë fermën e El Chapos me dronë
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Azbesti vazhdon të rrezikojë shëndetin e qytetarëve të Prishtinës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Azbesti vazhdon të rrezikojë shëndetin e qytetarëve të Prishtinës
Lajme

Azbesti vazhdon të rrezikojë shëndetin e qytetarëve të Prishtinës

Kosova Times
Last updated: 2025/10/28 at 10:09 PM
Kosova Times Published October 28, 2025
Share
SHARE

Prania e azbestit në rreth 230 mijë metra katrorë dhe rreth 70 kilometra gypa ujësjellësi, mbesin shqetësim për qytetarët e Prishtinës. Ndërkohë, ekspertë të shëndetit, ka kohë që paralajmërojnë se ky material rrezikon seriozisht shëndetin e qytetarëve. Komuna përgjatë viteve ka hapur dhe rihapur tenderë, pasi kompanitë nuk e plotësojnë kushtin për të pasur deponi për groposje të këtij materiali kancerogjen.

 

Rreth 230 mijë metra katrorë vlerësohet se janë të mbuluara me azbest në zonën urbane të kryeqytetit. Krahas kësaj, azbesti është i pranishëm në rreth 70 kilometra gypa ujësjellësi.

Prishtina përtej materialeve të kontaminuara, mbetet ende premtim që përfundon në heshtje, ndërkohë që ekspertë të shëndetit kanë paralajmëruar se ky material rrezikon shëndetin e qytetarëve.

“Nëse këta janë të rrezikshme, atëherë sa më parë të hiqet.Sa ma parë duhet të nderrohen me dicka tjetër. Të zevendesohen me dicka se po thonë që janë të rrezikshme”, tha një qytetar.

“Unë sa e di, krejt kanë thanë në Ulpianë me heq po s’po i heqin”, shtoi një qytetar tjetër.

Nga këndvështrimi i një pulmologu, azbesti është njëri nga shkaktarët e sëmundjes së mushkërive.

Komuna e Prishtinës, mos-heqjen e azbestit e arsyeton se deri më tani asnjë kompani konkurruese për tenderin e hapur nuk i ka plotësuar kushtet e parapara. Pos largimit, një nga kushtet tejet e rëndësishme është edhe caktimi i një deponie adekuate për materialet e dëmshme, e ku do të groposej azbesti, ndërsa komuna ka kërkuar që lokacioni i deponisë të jetë i kompanive.

”Në vitin 2024, Komuna e Prishtinës, e ka përfunduar projektin e inventarizimit komplet të hapësirës me azbest, pas kësaj faze edhe ka lansuar projektin për me largu azbestin. Realisht këtë vit e kemi pasur një tender, i cili ka përfshi një pjesë të hapësirës me azbest edhe largimin e saj, nuk ka kaluar ai tender për arsye se njëra nga kërkesat ka qenë deponia e atyre materialeve të dëmshme, varrosja e pjesës së azbestit, pasi që kompanitë nuk e kanë pasur, atëherë është kërkuar që tenderi të dalë edhe një herë ose në të ardhmen nëse asnjë prej kompanive nuk e ka atëherë duhet me kërkuar ndihmë prej nivelit me gjetur një hapësirë me i groposë materialet e dëmshme”, tha Pëllumb Bajçinovci, zëdhënës i Komunës së Prishtinës.

Komuna e Prishtinës pritet të hapë tender të ri, megjithëkëtë, sipas zyrtarëve komunalë, nëse asnjë kompani nuk e ka deponinë e vet, do të kërkohen zgjidhje të tjera për gjetjen e hapësirës.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri i kthjellët në të gjithë territorin

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Osmani me presidentin e Mauritanisë diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Vendimet i jep gjykata! Pse goditet vetëm SPAK? Analisti: Politika e bën qëllimisht…

Osmani takoi Princin e Kurorës së Mbretërisë Hashemite të Jordanisë

Kosova Times October 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Qeverisja aktuale e ka lënë Drenasin pa shpresë

Kosova Times Kosova Times October 5, 2025
Presidenti i Koresë së Jugut shpall gjendje lufte
ShBA përgatit një paketë të re ndihme për Ukrainën
Barazimi i parë i EURO 2024, Slloveni-Danimarkë ndajnë pikët
Vuçiq: Me Scholzin do të bisedojë për Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?