By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tregu i Gjelbër, premtime shumë por jo edhe veprime
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Tregu i Gjelbër, premtime shumë por jo edhe veprime
Lajme

Tregu i Gjelbër, premtime shumë por jo edhe veprime

Kosova Times
Last updated: 2025/10/28 at 10:47 PM
Kosova Times Published October 28, 2025
Share
SHARE

Tregu i Gjelbër në kryeqytet, me gjithë paralajmërimet për investime nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Komuna e Prishtinës, vazhdon të mbetet me çati të improvizuara nga tregtarët dhe me infrastrukturë të amortizuar. Derisa AKP dhe Komuna e Prishtinës ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës, tregtarët janë ata që vazhdojnë të punojnë në kushte të rënda.

 

Ndonëse shpesh publikisht është premtuar se kushtet në Tregun e Gjelbër të kryeqytetit do të përmirësohen, gjithçka ka mbetur vetëm fjalë. Pavarësisht paralajmërimeve për tenderë e investime nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Komuna e Prishtinës, tregu mbetet i mbuluar nga mbeturinat, me çati të improvizuara nga tregtarët dhe me infrastrukturë të amortizuar. Tregtarët e vjetër të këtij tregu, vënë në pah se nëpër stinë përballen me kushte të rënda, ndonëse janë munduar me forcat e veta ta mbajnë funksional këtë treg.

“Kem do variante tjera që e përjetojmë, se ka qenë edhe më ftohtë (-19*C)-(-20*C), por shumica e kemi përjetuar në qeto kushte kështu. Po këqyri këta! Kjo është katastrofë. Për këtë e ka lëshuar, krejt ky rend e ka lëshuar tregun. S’ka kurrfarë kushte, na i kemi bërë këto vet, pak do kushte sa mos me na pikë por prapë po pikë se uji depërton”, tha Rrahim Govori, tregtar.

Për gjendjen e rëndë të tregut, Agjencia Kosovare e Privatizimit, në një përgjigje me shkrim muaj më parë, pati nënvizuar se mirëmbajtja e tregjeve të Prishtinës është deleguar te Ndërmarrja Publike Banesore dhe se janë në proces të investimeve për përmirësimin e kushteve. Megjithatë, në terren nuk shihet asnjë ndryshim.

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës, pavarësisht asaj se ka paralajmëruar shpalljen e tenderit për Tregun e Gjelbër në muajin prill të këtij viti, asnjë lëvizje nuk ka në këtë drejtim. Sipas planit të tyre, tregu do të rilokohej përkohësisht në një hapësirë tjetër deri në rindërtimin e objektit të ri, plan që ende nuk ka nisur.

“Tregu është mirë, po kushte nuk ka. Banorët që punojnë këtu janë lodhë. Pikon uji, lagën, e punojnë veç për një copë bukë. Kështu nuk ka as vullnet, as me punu, as me jetu. E shiu e bora i shkatërron krejt”, tha Sevdije Shoku, blerëse.

Premtimet për rindërtimin e Tregut të Gjelbër kanë mbetur në letër. Ndërsa AKP dhe Komuna e Prishtinës hedhin përgjegjësinë njëra mbi tjetrën, tregtarët vazhdojnë të punojnë në kushte të rënda pa shpresë se diçka do të ndryshojë së shpejti.

You Might Also Like

Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare

Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë

Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi

Kapen në flagrancë pesë hajna duke tentuar të vjedhin një argjendari

Të shtëna me armë në Mitrovicë, lëndohet një person e arrestohet i dyshuari

Kosova Times October 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Immobile pritet ngrohtë nga tifozët e Besiktas

Kosova Times Kosova Times July 13, 2024
Vetëvendosje zyrtarizon Kadri Rahimajn për një mandat të dytë në Dardanë
Vulin për RT Balkan: Serbia është aleate e Rusisë, pa të nuk ka të ardhme
Putini mban një takim urgjent: Të gjithë po pyesin se ku është ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu
Vullin diskuton me Lavrovin për përmirësim të lidhjeve serbo-ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?