Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar rreth 2 mijë e 500 gjoba në trafik.
Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 24 kanë qenë me lëndime, ndërsa 38 me dëme materiale.
Policia njofton se janë arrestuar 19 persona, ndërkaq 11 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 1 person u dërgua në vuajtje të dënimit.




