By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Më shumë se 20 gra janë vrarë në Bullgari që nga fillimi i vitit 2025
November 3, 2025
E thjeshtë, e shijshme dhe e shëndetshme: Torte me portokall dhe çokollatë pa pjekje
November 3, 2025
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog
November 3, 2025
Katër raste të armëmbajtjes pa leje në Gjakovë dhe Prishtinë
November 3, 2025
Aksident trafiku me fatalitet në Rahovec
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mediumi kroat: Siria njohu Kosovën, Vuçiq në shok, goditje nga Damasku
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Mediumi kroat: Siria njohu Kosovën, Vuçiq në shok, goditje nga Damasku
Rajon / Botë

Mediumi kroat: Siria njohu Kosovën, Vuçiq në shok, goditje nga Damasku

Kosova Times
Last updated: 2025/10/30 at 11:39 AM
Kosova Times Published October 30, 2025
Share
SHARE

Mediumi kroat “Veçernji list”, ka shkruar sot për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Siria. Sipas këtij mediumi, ky vendim i Damaskut zyrtar është një “dush i ftohtë” për presidentin e Serbisë, për shkak të raporteve të mira ekonomike e politike në mes të Sirisë dhe Serbisë.

 

“Për Aleksandër Vuçiqin, i cili gjatë viteve të fundit ka këmbëngulur në ruajtjen e marrëdhënieve “vëllazërore” me Damaskun, ky hap vjen si një dush i ftohtë. Vendimi i qeverisë siriane për të njohur pavarësinë e Kosovës përfaqëson një nga goditjet më të rënda në politikën e jashtme për Aleksandër Vuqiçin në vitet e fundit. Veçanërisht befasuese është që Siria, nën udhëheqjen e presidentit Bashar al-Assad, për vite me radhë kishte refuzuar ta njihte Kosovën – kryesisht për shkak të marrëdhënieve të ngushta me Moskën dhe ndikimit të presidentit rus Vladimir Putin”, shkruan Veçernji list.

Kjo gazetar shkruan se Serbia, e cila nuk ka vendosur sanksione ndaj Sirisë pavarësisht kërkesave të Perëndimit, ka mbajtur marrëdhënie të mira politike dhe ekonomike me Damaskun.

“Së bashku me Rusinë dhe Iranin, Siria ishte ndër vendet e rralla që mbështeste fuqishëm integritetin territorial të Serbisë. Pikërisht për këtë arsye, njohja e sotme e Kosovës nga Damasku shihet në Beograd si tradhti dhe një goditje serioze për politikën e jashtme serbe”, shkruan ajo.

Sipas informacionit zyrtar, njohja e Kosovës nga Siria është formalizuar gjatë një takimi në Riad, ku morën pjesë princi saudit Mohammed bin Salman, presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Gjatë takimit është biseduar për forcimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve midis tre vendeve.

Ministria e Punëve të Jashtme e Arabisë Saudite, në një deklaratë, ka përshëndetur vendimin e qeverisë siriane, duke shprehur shpresën se njohja e Kosovës do të kontribuojë në zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh midis Sirisë dhe Kosovës, si dhe në prosperitetin e të dy vendeve dhe popujve të tyre. Riad ka theksuar se mbetet i përkushtuar ndaj mbështetjes së kornizave ndërkombëtare që promovojnë paqen, stabilitetin dhe përparimin në botë.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Sirisë ka konfirmuar se në takimin trepalësh është folur për thellimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe hapjen e kanaleve të reja të bashkëpunimit. Damasku i ka shprehur falënderim Arabisë Saudite për “rolin konstruktiv në tejkalimin e dallimeve” dhe për ndihmën në krijimin e kushteve që çuan në këtë vendim.

Në deklaratën e saj, Siria thekson: “Siria pret me padurim vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën dhe zhvillimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe kulturor për arritjen e interesave të përbashkëta.”

“Siria ka sqaruar se vendimi për njohjen e Kosovës buron nga “besimi në të drejtën e popujve për vetëvendosje” dhe nga përkushtimi për “promovimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në botë”. Në Damask theksojnë se kjo është pjesë e një politike më të gjerë të hapjes ndaj botës dhe të forcimit të marrëdhënieve miqësore me të gjitha popujt”, shkruan mediumi kroat.

You Might Also Like

Më shumë se 20 gra janë vrarë në Bullgari që nga fillimi i vitit 2025

Pse opozita në entitetin serb ne BH nuk ofron një alternativë?

Gruaja e një gjenerali të IDF-së “zbuloi” rastin e përdhunimit të palestinezëve te gazetarët: Pas presionit brutal nga e djathta, ajo u përpoq të vriste veten

Policia në Beograd arrestoi 37 persona, midis tyre një ish-lojtar i ekipit kombëtar të basketbollit

Ushtarët ukrainas: Shkurt, Pokrovsk dhe Mirnohrad tashmë kanë mbaruar

Kosova Times October 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Marrëveshja në Bruksel, reagon Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur

Kosova Times Kosova Times December 17, 2024
Paralajmërohet bojkoti i marketeve në Kosovë
Fushata e egër me britma e sharje
Vendimi i Serbisë për targat, Bislimi: Maskim pas dështimit në Banjskë
Një pjesë e punëtorëve të sistemit të Serbisë largohen nga protesta në Zveçan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?