By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Vrasësi serial më i famshëm”, i të pastrehëve vdiq në Ukrainë
October 30, 2025
Një kompani në pronësi të një miku të Putinit do të blejë asetet e huaja të Lukoil
October 30, 2025
Medvedev e quajti ministrin belg budalla. Ministri u përgjigj me një këngë të Selena Gomez
October 30, 2025
Rusët sulmuan Ukrainën në mëngjes. Polakët ngrenë gatishmërinë për mbrojtje ajrore
October 30, 2025
Propozimi i qeverise per pagë minimale 500 euro, mbeshtetet nga sindikata por jo nga biznesi
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake
Opinion

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

Kosova Times
Last updated: 2025/10/30 at 12:34 PM
Kosova Times Published October 30, 2025
Share
SHARE

Nga Rasim Smajlaj

Të nderuar qytetarë të Dukagjinit. Më 9 nëntor, ne përsëri do ta kemi në dorë vendimin për të ardhmen e komunave tona. Ky është momenti kur secili prej nesh duhet të mendojë me zemër për qytetin, por edhe me mendje për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Si shumë prej jush, edhe unë kam ndjekur me kujdes fushatat, debatet dhe punët që janë bërë gjatë viteve. Sot, dua të ndaj qëndrimin tim të sinqertë për balotazhin që po vjen — jo si politikan, por si qytetar që do të shohë komunat tona duke ecur përpara.

Nisma Socialdemokrate ka qenë dhe mbetet forcë që punon për qytetarin, jo për karrigen. Ne nuk kemi pasur ndonjëherë frikë të themi atë që është e drejtë, edhe kur s’na ka leverdisur politikisht. Prandaj, tani që jemi në balotazh, është momenti të mendojmë për të mirën e përbashkët.

Duke parë programet, qëndrimet dhe punën e kandidatëve në këto komuna, qëndrimi im është i qartë:

Në Pejë dhe në Junik, le të mbështesim kandidatët e LDK-së. Ata kanë treguar përvojë, maturi dhe gatishmëri për bashkëpunim. Ne kemi nevojë për njerëz që dinë të dëgjojnë dhe të punojnë për qytetarin, jo për kamerat.

Në Gjakovë, e them hapur: të votojmë Ardian Gjinin. Gjakova ka parë ndryshime të prekshme nën udhëheqjen e tij. Ai nuk flet shumë, por punon shumë. Qyteti është pastruar, zhvilluar dhe ka rifituar dinjitetin që meriton. Ai ka dëshmuar se me punë dhe përkushtim mund të bëhen gjëra të mëdha.

Në fund, dua t’ju ftoj të gjithëve – simpatizantë, anëtarë e miq të Nismës Socialdemokrate – që të votoni me zemër e ndërgjegje. Të mos shikojmë ngjyrën e partisë, por të shikojmë kush është më afër qytetarit dhe kush ka bërë më shumë për njerëzit e këtij vendi.

Zgjedhjet kalojnë, por puna dhe nderi mbesin.
Të votojmë për njerëzit që punojnë, jo për ata që vetëm premtojnë.
Të votojmë për të ardhmen tonë.

You Might Also Like

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit

Treni që nuk ndalet nga zhurma!

Pika e verbër e Evropës: Mediat sociale janë një kërcënim strategjik

Qeveri Kurti 3 në mes të dëshirës dhe realitetit

Kosova Times October 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

VIDEO Aeroplani u përplas në ndërtesë, fjalët e fundit të pilotit janë gjakderdhje: Pamjet shqetësuese të aksidentit në Hawaii

Kosova Times Kosova Times December 18, 2024
Shtyhet seanca fillestare ndaj akuzuarve për sulmin në Banjskë
Më shumë autonomi e më pak shtet!
Çitaku i reagon Kurtit: Vuçiqin e takon pa kushte, Ramës i vendos
Ushtria kineze nis stërvitjet për rrethimin e Tajvanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?