By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KEK triumfon në rastin e arbitrazhit ndaj KEDS-it dhe KESCO-s
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > KEK triumfon në rastin e arbitrazhit ndaj KEDS-it dhe KESCO-s
Ekonomi

KEK triumfon në rastin e arbitrazhit ndaj KEDS-it dhe KESCO-s

Kosova Times
Last updated: 2025/10/30 at 2:29 PM
Kosova Times Published October 30, 2025
Share
SHARE

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton se Tribunali Ad Hoc i Arbitrazhit, i themeluar sipas Nenit 28 të Marrëveshjes për Furnizim me Shumicë (MFSh/BSA), ka shpallur vendimin përfundimtar në rastin KEK kundër KEDS dhe KESCO, duke konfirmuar plotësisht kërkesat e KEK-ut dhe refuzuar pretendimet mbrojtëse të palëve të paditura.

 

“Gjatë shqyrtimit të çështjes, Tribunali ka konstatuar faktet e pakontestuara se KEK ka realizuar furnizimin me energji në përputhje të plotë me dispozitat e Marrëveshjes për Furnizim me Shumicë (MFSh/BSA) dhe se palët e paditura (KEDS dhe KESCO) nuk kanë kryer pagesat brenda afateve të përcaktuara për disa periudha midis viteve 2020–2024”, njofton KEK.

Gjithashtu, Tribunali ka vërtetuar se interesi për pagesat e vonuara është i paraparë dhe i lejuar me MFSh/BSA, dhe se kërkesa e KEK-ut për këtë pagesë është bërë në përputhje të plotë me detyrimet kontraktuale.

“Nga ana tjetër, vonesat në pagesa nga KEDS dhe KESCO nuk janë justifikuar nga asnjë ngjarje force madhore apo krizë energjetike, ndërsa KEK nuk ka shkelur asnjë parim të mirëbesimit, drejtësisë apo përgjegjësisë kontraktuale”, njofton KEK.

Në bazë të vendimit të shpallur:

KEDS dhe KESCO detyrohen të paguajnë KEK-ut rreth 8.3 milionë euro, për interesin e akumuluar nga pagesat e vonuara;

KEK-ut i njihen dhe do t’i kompensohen kostot e procedurës së arbitrazhit, përfshirë shpenzimet e përfaqësimit ligjor dhe të ekspertëve, të cilat do të mbulohen bashkërisht nga palët e paditura (KEDS/KESCO).

Procedura e arbitrazhit është zhvilluar në përputhje me rregullat UNCITRAL Arbitration Rules (2010), ndërsa vendi i arbitrazhit ka qenë Gjeneva, Zvicër.

Vendimi është përfundimtar dhe i zbatueshëm.

“Një fitore me rëndësi strategjike për KEK-un dhe sektorin energjetik të Kosovës. Ky vendim përbën një precedent të rëndësishëm ligjor për sektorin energjetik të vendit, duke forcuar pozitën kontraktuale dhe kredibilitetin institucional të KEK-ut. Ai konfirmon qartësisht sjelljen e përgjegjshme, transparente dhe profesionale të KEK-ut ndaj partnerëve dhe institucioneve, si dhe angazhimin për respektim të plotë të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale. KEK shpreh falënderim të veçantë për ekipin e përfaqësimit ligjor të Squire Patton Boggs, si dhe për ekspertët financiarë dhe ligjorë për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë procesit të arbitrazhit. Po ashtu, KEK shpreh mirënjohje të veçantë për Avokaturën Shtetërore të Republikës së Kosovës për mbështetjen dhe këshillimin e vazhdueshëm profesional, veçanërisht gjatë fazave të hershme të përzgjedhjes dhe themelimit të Tribunalit të Arbitrazhit, si dhe për kontributin në sigurimin e përfaqësimit të duhur ligjor gjatë gjithë procesit’, njofton KEK.

KEK mbetet e përkushtuar ndaj zbatimit të ligjit, operimit transparent dhe menaxhimit të përgjegjshëm, duke vepruar me integritet të plotë si ndërmarrja shtyllë e sistemit energjetik dhe ekonomisë së Republikës së Kosovës.

You Might Also Like

Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja

Dhoma GuestDNA si çelësi i transformimit të industrisë hoteliere

Dubai prezanton regjistrimin biometrik në hotele në të gjithë destinacionin

Receta e Kek me Xhenxhefil

“Peshku nga veriu” që pushtoi Evropën: Receta të shijshme me merluc për frymëzim për festat

Kosova Times October 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Qeveria aprovon projektet kapitale për katër stadiumet e futbollit

Kosova Times Kosova Times November 6, 2024
Anulimi i fluturimit: Lavrov i tha Dodikut të mos vinte sepse Putini…
Lansohet në e-Kosova paraqitja online e provimit të maturës
Kadrijaj: VV po e bllokon situatën me kandidaturën për kryeparlamentare
HRW: Irani po e përdor ekzekutimin për t’i shtypur pakicat
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?