Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, njofton se ka trajtuar gjithsej 66 raste të reja në nivel të Republikës së Kosovës.
Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH , përmes një njoftimi, ka raportuar edhe të dhënave zyrtare, nga rastet e trajtuara:
60 raste kanë qenë për dhunë në familje;
2 raste për dhunim;
1 rast për sulm seksual;
1 rast për vrasje në tentativë;
1 rast për krime lufte;
1 rast për shkelje të Urdhërit Mbrojtës (UM).
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë parashtruar 12 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje (KUM), 6 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente (KUME), një KUM Emergjent i përkohshëm, një kërkesë për ndërprerje dhe një për ndryshim të UM-së.
Zyra ka përgatitur gjithsej 17 aktvendime të aprovuara dhe 2 aktvendime të tërhequra, ka zhvilluar 70 seanca gjyqësore dhe 17 seanca në prokurori. Në këtë periudhë janë dhënë 87 këshilla juridike dhe janë regjistruar 23 aktgjykime dënuese, një ankesë dhe 4 kërkesa për kompensim nga Fondi për Viktima.
Përveç kësaj, Zyra ka ofruar përfaqësim të rasteve në polici (4 raste) dhe strehimore (2 raste), si dhe ka bërë referime të rasteve në ANJF (3 raste) dhe në QPS (6 raste).

 
         
         
         
         
        

 
        


