By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krasniqi: Zgjedhjet e reja janë tashmë të imponuara
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krasniqi: Zgjedhjet e reja janë tashmë të imponuara
Lajme

Krasniqi: Zgjedhjet e reja janë tashmë të imponuara

Kosova Times
Last updated: 2025/10/31 at 3:46 PM
Kosova Times Published October 31, 2025
Share
SHARE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas takimit të liderëve të partive politike me presidenten Vjosa Osmani ka thënë se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme, pasi nuk ka shumicë parlamentare.

 

“Takimi i ftuar nga presidentja për të diskutuar rreth mundësisë rreth një mandatari të ardhshëm përfundoi dhe ajo që është më e rëndësishmja nga ky takim u bë e qartë se askush nuk mundet ta krijojë shumicën e re parlamentare bazuar në legjislaturën aktuale. Së paku 52 deputetë të përfaqësuar nga katër kryetarë të partive shqiptare dhe disa nga partitë minoritare edhe në takim e kanë bërë të qartë se nuk janë pjesë e asnjë shumice, gjë që matematikisht e bën të pamundur arritjen e shumicës së re parlamentare dhe besoj se kjo do të duhej të ishte e mjaftueshme që sot edhe presidentja e vendit të vinte në një konkludim të tillë dhe pastaj të vepronte në drejtim të shpalljes së zgjedhjeve, të cilat tashmë deshëm apo s’deshëm janë të imponuar”, ka theksuar Krasniqi.

Ai ka thënë se për një situatë të tillë si PDK kanë paralajmëruar, por në këtë moment rruga përpara është vetëm shpallja e zgjedhjeve.

“Normalisht në këtë takim e bëmë të qartë qëndrimin tonë që përkundër përpjekjeve të mëhershme për të bërë një qeveri bashkë me partitë që ishin në opozitë në të kaluarën nuk e kemi arritur një gjë të tillë dhe rrjedhimisht imponohet shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme. Por po ashtu kemi kërkuar që kjo të ndodhë sa më shpejt duke pasur parasysh se Kosova ka nevojë për një stabilitet, ka nevojë për institucione legjitime, për kuvend funksional dhe për një qeveri të re”, ka shtuar Krasniqi.

Ai ka thënë se çështjet që ndërlidhen me miratimin e buxhetit, me miratimin e disa marrëveshje ndërkombëtare, sidomos Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor të BE-së, janë tema që vërtetë do të duhej të trajtohen shumë shpejt, por se sipas tij këto do të duhej të bëheshin nga një kuvend i ardhshëm dhe nga procedurat të cilat mund t’i zbatojë një qeveri legjitime, e që aktualisht, tha Krasniqi, një e tillë  mungon.

“Shpresoj shumë që më së largu deri më 5 nëntor, edhe në kuptimin formal, zyrtar, kushtetues e legal nga ana e presidentes të merret vendimi i cili e përcakton dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve. Sa i përket PDK-së ne konsiderojmë se e diela e parë që është brenda afatit kushtetues duhet të jetë edhe data e zgjedhjeve të ardhshme”, ka nënvizuar Krasniqi.

You Might Also Like

Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës

Apeli i Speciales rrëzon apelet në rastin e administrimit të drejtësisë

Ulutash diskuton me zyrtarin e DASH-it për situatën aktuale në Kosovë

Riciklimi dhe menaxhimi i mbeturinave shpëtojnë mjedisin

Aksident mes vetures dhe trenit në Prishtinë, një person i lënduar

Kosova Times October 31, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shefi i Pentagonit pranon avionin për Trumpin si dhuratë nga Katari

Kosova Times Kosova Times May 21, 2025
Rama: Do të negociohet që shteti të jetë pjesë e investimit të Kushnerit në Sazan
Kurti: Rasti i mjedrave është shembull i potencialit tonë eksportues
Këshilli i Evropës: Kosova mbetet jashtë agjendës së takimit
Gjermania dëbon dhjetëra afganë në Afganistan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?