By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Recetë për biskotat tuaja të preferuara me krem ​​limoni
January 9, 2026
Këto shkopinj buke krokante janë aq të shijshëm sa nuk do ta vini re fare që nuk kanë mish brenda.
January 9, 2026
Qyteti i bardhë në thembër të Italisë ku duhet të kaloni të paktën një ditë
January 9, 2026
Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje
January 9, 2026
Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OEAK: Vendimi i qeverisë për buxhetin 2026 ka pasoja afatgjata fiskale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > OEAK: Vendimi i qeverisë për buxhetin 2026 ka pasoja afatgjata fiskale
Lajme

OEAK: Vendimi i qeverisë për buxhetin 2026 ka pasoja afatgjata fiskale

Kosova Times
Last updated: 2025/11/01 at 10:12 PM
Kosova Times Published November 1, 2025
Share
SHARE

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me vendimin e qeverisë në detyrë për të miratuar dhe proceduar në Kuvend ‘Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin fiskal 2026’, në një periudhë kur vendi ende nuk ka një qeveri të re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Sipas saj, vendimet me ndikim të drejtpërdrejtë në politikat fiskale dhe ekonomike të vendit duhet të merren nga një qeveri me mandat të plotë dhe legjitimitet demokratik.

 

Përmes një komunikate për medie OEAK, si institucion që për më shumë se dy dekada ka avokuar për një mjedis më të favorshëm të të bërit biznes në Kosovë, nënvizon se legjislacioni aktual qartazi kufizon fushëveprimin e një qeverie në detyrë, duke i lejuar asaj vetëm aktivitete të domosdoshme dhe përmbushjen e obligimit teknik për paraqitjen e projektbuxhetit, por jo miratimin ose inicimin e masave të reja fiskale që krijojnë detyrime të reja afatgjata për financat publike.

Lidhur me miratimin nga qeveria në detyrë të rritjes së pagës minimale, nga 350 në 500 euro, që pritet të zbatohet në dy faza gjatë vitit 2026, Oda Amerikane thekson se përmirësimi i kushteve të punës dhe të ardhurave mbetet një qëllim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit.

Megjithatë, sipas OEAK-së çdo vendim i tillë duhet të bazohet në analiza gjithëpërfshirëse të tregut të punës, produktivitetit dhe kapaciteteve reale të sektorit privat, në mënyrë që të sigurohet një baraspeshë ndërmjet mirëqenies së punonjësve dhe konkurrueshmërisë së bizneseve.

“Vendimet e tilla mund të rrezikojnë stabilitetin e tregut të punës dhe të krijojnë pasiguri për komunitetin e biznesit”, thuhet në komunikatën.

Tutje, Oda Amerikane paralajmëron se miratimi i politikave të reja të shpenzimeve publike në këtë fazë mund të cenojë stabilitetin makroekonomik, po ashtu rrezikon të kufizojë hapësirën fiskale për investime kapitale dhe politika zhvillimore, të cilat janë thelbësore për rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit.

OEAK thekson se në vend që të merren vendime me pasoja fiskale, të gjitha forcat politike duhet të përqendrojnë përpjekjet e tyre në formimin e një qeverie legjitime që reflekton funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës.

Rrjedhimisht, Oda Amerikane bën thirrje për përmbajtje institucionale, respektim të plotë të parimeve kushtetuese dhe ligjore, që çdo vendim i qeverisë në detyrë, të ndërmerret në përputhje të plotë me kufizimet ligjore që burojnë nga statusi i saj si qeveri kujdestare, si dhe me dispozitat që përcaktojnë se një person nuk mund të ushtrojë njëkohësisht funksionin e deputetit dhe atë të anëtarit të qeverisë.

“Çdo devijim nga ky parim do të rrezikonte jo vetëm vlefshmërinë formale të akteve të miratuara, por edhe besimin në institucionet publike dhe në stabilitetin kushtetues të vendit. Në këtë drejtim, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përsërit se stabiliteti institucional, qeverisja e mirë dhe respektimi i legjitimitetit demokratik janë parakushte për një ekonomi të fortë, të qëndrueshme dhe konkurruese”, thuhet në fund të komunikatës.

You Might Also Like

Flamuri i Kosovës në gjysmë shtize në Cyrih për viktimat në Crans-Montana

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 51 raste të reja

Dy shtetas të Shqipërisë dyshohen për detyrim ndaj qytetarit në Prishtinë

Arrestohet shtetasi i Kolumbisë, sulmon me thikë dy gra kosovare

Gjenden mbetje eshtërore, dyshohet për person të zhdukur gjatë luftës

Kosova Times November 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Katër të arrestuar gjatë operacionit evropian kundër krimit kibernetik

Kosova Times Kosova Times May 30, 2024
Horoskopi ditor për 19 janar
Lladrovci thotë se është në pritje të një fitoreje bindëse
Tri raste të monedhave e kartëmonedha të falsifikuara në Prishtinë
Ish-agjenti i CIA-s, Glenn Corn: Ngjarjet në Lindjen e Mesme janë të lidhura me Ballkanin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?