By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mosmarrëveshja midis 4 anetareve te nje familje mbi perandorinë 8 miliardëshe të themeluar nga gjyshi i tyre grek
December 18, 2025
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkon në 25 numri i viktimave nga sulmet ruse në Dnjipro
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shkon në 25 numri i viktimave nga sulmet ruse në Dnjipro
Rajon / Botë

Shkon në 25 numri i viktimave nga sulmet ruse në Dnjipro

Kosova Times
Last updated: 2023/01/15 at 7:29 PM
Kosova Times Published January 15, 2023
Share
SHARE

Numri i personave të vdekur nga sulmet me raketa ruse në qytetin ukrainas Dnjipro, ka shkuar në 25, ka bërë të ditur Këshilli i qytetit.

Sipas tij, 72 persona janë plagosur si pasojë e sulmeve, të cilat janë shtrirë edhe në qytete tjera.

Sipas të dhënave, 39 persona, përfshirë gjashtë fëmijë, janë shpëtuar.

Më herët gjatë ditës, këshilli ka shpallur tri ditë zie, për atë që e ka përshkruar “sulmin më të rëndë terrorist në Dnjipro”, prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ekipet e shpëtimit kanë përdorur një kran për të evakuuar personat e bllokuar në katet e sipërme të ndërtesës nëntekstesh.

Ushtria ukrainase beson se ndërtesa është goditur me raketë me rreze të gjatë, Kh-22.

Si rezultat, hyrja e ndërtesës është shkatërruar plotësisht.

Sipas ushtrisë, vetëm më 14 janar, Rusia ka kryer tri valë të sulmeve në qytetet ukrainase.

Për sulmet është raportuar në ditën kur kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë tanke në Ukrainë, për t’iu ndihmuar forcave ukrainase që të “zmbrapsin forcat ruse”.

Sunak e ka bërë këtë zotim duke përmendur tanket Challenger 2 dhe sisteme shtesë të artilerisë.

Sipas tij, kjo është shenjë e “ambicieve të Mbretërisë së Bashkuar për të rritur mbështetjen për Ukrainën”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Mosmarrëveshja midis 4 anetareve te nje familje mbi perandorinë 8 miliardëshe të themeluar nga gjyshi i tyre grek

Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit

Trump zgjeron listën e zezë, banorët e gjashtë vendeve të tjera praktikisht humbasin mundësinë për të hyrë në SHBA

“Një goditje e rëndë për Vuçiçin”: Mediat rajonale mbi tërheqjen e kompanisë së Kushnerit

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times January 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Cameron në Kiev: Britania do ta ndihmojë Ukrainën sa të jetë e nevojshme

Kosova Times Kosova Times May 2, 2024
Gazetaria ka vdekur: Si bëri thirrje Charles Dickens për ringjalljen e saj
Kavourma me presh
Inteligjenca artificiale nganjëherë shpik gjëra – a mund të rregullohet ky problem?
Popović në bordin e forumit “Për Lirinë e Kombeve” të partisë Rusia e Bashkuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?