By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lakër jeshile me spinaq dhe kërpudha
November 4, 2025
Selanik: Përplasje me tre automjete – Rruga Periferike ishte mbushur me bukë
November 4, 2025
Dieta e balerinave ruse: Humbni deri në 5 kilogramë në 7 ditë, por duke respektuar 1 parim!
November 4, 2025
Raportohen disa raste të kanosjeve në 24 orët e fundit
November 4, 2025
Raporti i KE-së do t’i kërkojë Serbisë të vendosë: BE apo jo
November 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sveçla: Serbia po vazhdon me veprime destabilizuese ndaj Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sveçla: Serbia po vazhdon me veprime destabilizuese ndaj Kosovës
Lajme

Sveçla: Serbia po vazhdon me veprime destabilizuese ndaj Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/11/03 at 10:22 PM
Kosova Times Published November 3, 2025
Share
SHARE

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas incidentit të fundit në zonën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, ku dyshohet se xhandarmëria serbe ka plagosur dhe rrëmbyer një shtetas të Republikës së Kosovës me inicialet M.V.

 

Sveçla tha se Serbia po vazhdon me veprime destabilizuese që, siç theksoi ai, cenojnë hapur integritetin territorial të Republikës së Kosovës, kësaj radhe në zonën e njohur si “pika zero (0)”, ku ka prani të shtuar të KFOR-it.

“Në vazhdën e politikave të saj të frikësimit dhe përndjekjeve ndaj qytetarëve që nuk i binden regjimit të Vuçiqit, xhandarmëria serbe ka plagosur, duke tentuar ta vrasë, dhe më pas e ka rrëmbyer një qytetar të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Sveçla.

Ai kujtoi se ky është një akt i përsëritur dhe i pandëshkuar, duke përmendur rastin e para dy viteve kur njësitë speciale të Serbisë hynë në territorin e Kosovës dhe rrëmbyen tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ndërsa më pas ndodhi sulmi terrorist në Banjskë.

“Në anën tjetër, Serbia po vazhdon politikën e terrorit dhe dhunës ndaj atyre që nuk pajtohen me politikat agresore të Aleksandër Vuçiqit”, shtoi Sveçla.

Ministri në detyrë e ka cilësuar këtë qasje si agresive dhe provokuese, duke theksuar se përbën shkelje të rëndë të kufijve shtetërorë dhe të drejtave të qytetarëve të Kosovës.

“Është koha e fundit që faktori ndërkombëtar të reagojë me veprime të qarta dhe ndëshkuese ndaj Serbisë, në mënyrë që këto akte armiqësore të mos përsëriten më kurrë”, ka shkruar Sveçla.

You Might Also Like

Raportohen disa raste të kanosjeve në 24 orët e fundit

Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu

Ditë sot e vranët me riga shiu dhe diell të pjesshëm

Krasniqi nga Mitrovica: Arian Tahiri është kandidati i gjithë qytetarëve

Haradinaj nga Krusha e Madhe: Fitore e Latifit është fitore e Rahovecit

Kosova Times November 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Mosfunksionimi i institucioneve pamundëson sekuestrimin e ndërtimeve pa leje

Kosova Times Kosova Times April 12, 2023
Kina: Dërgimi i armëve në Ukrainë nuk do të sjellë paqe
Gërvalla: Gjykata të gjykojë bazuar mbi faktet objektive e jo interesat e prekura individuale të atyre që santazhojnë
Mediat italiane: Roma ëndërron Klopp-in
Diplomati i thekuar amerikan i rikthehet Ballkanit, ne tavoline raportet midis Serbise dhe Kosoves
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?