Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se dita sot do të jetë me mot kryesisht të vranët dhe intervale diellore.
Vranësirat vende-vende mund të sjellin edhe riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa ato maksimale nga 10°C deri në 13°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–5 m/s.

        
        
        
        
        
        

