Sllovenia dhe Kosova do të përballen me 15 nëntor në Lubjanë.

Aktualisht, Sllovenia renditet në vendin e tretë në grupin B me tri pikë, katër më pak se Kosova, e cila mban pozitën e dytë. Për këtë arsye, sllovenët synojnë vetëm fitore ndaj Kosovës, për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën “play-off”.

Në listën e publikuar nga përzgjedhësi slloven bien në sy emrat e yjeve Jan Oblak, portieri i Atletico Madridit, dhe Benjamin Sesko, sulmuesi i talentuar i Leipzigut, të cilët do të jenë të gatshëm për përballjen e rëndësishme kundër Kosovës.