By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Oficerët e FSB-së qëlluan dhe vranë një shtetas ukrainas në Krime
December 1, 2025
Trump thotë se ka një “shans të mirë” për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës
December 1, 2025
Beteja për Gjeorgjinë dhe hedhja e helmeve kimike mbi protestuesit
December 1, 2025
BE paralajmëron Trumpin: Putin duhet të përgjigjet për krimet e luftës
December 1, 2025
Hakuan 120,000 kamera në klinika dhe shtëpi të Koresë së Jugut dhe shitën videot
December 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti për raportin e BE-së: Ka progres në 35 fusha, ngecje vetëm në tri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti për raportin e BE-së: Ka progres në 35 fusha, ngecje vetëm në tri
Lajme

Kurti për raportin e BE-së: Ka progres në 35 fusha, ngecje vetëm në tri

Kosova Times
Last updated: 2025/11/04 at 10:25 PM
Kosova Times Published November 4, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar ‘Raportin për Vendin 2025 nga Komisioni Evropian’. Ai tha se raporti  në fjalë vlerëson zhvillimet në të gjithë sektorët e shtetit. Sipas tij, edhe pse qeveri në detyrë, raporti konstaton se janë kryer detyrat me sukses.

 

Duke falënderuar BE dhe Zyrën e  BE-së në Kosovë për bashkëpunimin në agjendën e përbashkët drejt agjendës evropiane, Kurti tha se integrimi në BE mbete prioritet edhe vleror edhe strategjik i vendit.

Kurti tha se edhe si qeveri në detyrë, Kosova ka realizuar detyrat me sukses, duke regjistruar progres në 35 fusha dhe ngecje vetëm në tri.

“Raporti i sivjetmë është pozitiv, pothuajse, në të gjitha fushat dhe ofron rekomandime të qarta aty ku ka ngecje. Ai pasqyron punën e qeverisë dhe progresin tonë të përbashkët shoqëror. Në këtë vit, sikurse gjatë gjithë mandatit, nuk ka pasur kthim prapa në asnjë fushë. Ka progres në 35 fusha dhe ngecje në vetëm 3 fusha. Progresi varion nga i kufizuar në në të përparuar. Orientim ynë është i qartë: anëtarësimi i plotë në BE. Raporti konfirmon përkushtimin tonë dhe mbështetjen e gjerë publike për procesin e integrimit”, tha Kurti

Ai më tej shtoi se raporti vlerëson përafrimin e përbashkët të jashtëm e të sigurisë të BE-së, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë e Bjellorusisë, si dhe dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës.

Kurse lidhur me pyetjen për sigurimin e nënshkrimeve për mandatarin e dytë të qeverisë së re, Kurti tha se nuk është e nevojshme sigurimi i 61 nënshkrimeve. Sipas tij, tentimi i dytë për themelimin e qeverisë, përveç se është i drejtë, është edhe obligim, në mënyrë që të bëhet çmos për t’u evituar zgjedhjet e reja.

Ai shtoi se është dëm i madh nëse organizohen zgjedhje edhe në dhjetor edhe në prill.

“Prandaj ne dërguam emrin e Glauk Konjufcës për mandatar të qeverisë te presidentja e vendit, që të mos ketë dy palë zgjedhje për pak muaj, dhe përveç kësaj, po të ishte parakusht nënshkrimi i 61 deputetëve që të tentohet për herën e dytë të formohet qeveria nuk do të kishte pasur kuptim afati 15 ditor i cili ekziston për herën e dytë”, qartësoi Kurti.

Lidhur me sulmin brenda territorit të Kosovës, ku është plagosur një shtetas kosovar më përkatësi etnike serbe nga xhandarmeria serbe, Kurti tha se kjo tregon se ai qytetar është kundërshtar i politikave të regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq,

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes që prej atëherë kur ka ndodhur sulmi, ku, në asistencë me KFOR-in, po kryhen procedurat hetimore. Është e qartë që fqinji ynë verior po vazhdon me sulmet e veta që kanë për qëllim ‘disiplinimin e serbëve’ dhe, në anën tjetër, destabilizimin e Kosovës”, theksoi Kurti, teksa shtoi se këto synime të Serbisë do të dështojnë.

“Ne kërkojmë mbështetjen ndërkombëtare, por edhe dënimin e atyre që urdhërojnë dhe zbatojnë veprimet e tilla kriminale me tendencë destabilizuese”, tha Kurti.

You Might Also Like

BE paralajmëron Trumpin: Putin duhet të përgjigjet për krimet e luftës

Moti në Shqipëri me kthjellime dhe alternime vranësirash

Moti gjatë javës, kryesisht i vranët me intervale shiu

Alarmante: Trendi i migrimit ne rritje ndersa rreth 1500 foshnje më pak këtë vit

Nesër betimi i kryetarit e këshilltarëve komunal të Podujevës

Kosova Times November 4, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shërbimi Korrektues i Kosovës pranohet në rrjetin Evropian të Burgjeve – EuroPris

Kosova Times Kosova Times December 5, 2024
Autoritetet ruse presin humbjen e 100,000 të vrarëve dhe të plagosurve të mobilizuar deri në pranverë. Ata do të zëvendësohen me rekrutët
Norvegjia është e gatshme të njohë shtetin palestinez
Dalin pagat për shërbyesit publikë dhe shtesat për fëmijë dhe pensionistë
Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?