By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 nëntor
November 26, 2025
Kurti: Behar Topilla mbetet një nga dëshmitarët më të fuqishëm të masakrave
November 25, 2025
Elezi: Nesër fillon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
November 25, 2025
Dënohet me 6 vite burg për tentativë vrasjeje A.H. nga Peja
November 25, 2025
Vdes Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas
November 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekspertët: Arrestimi nga Serbia, shkelje e sovranitetit të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ekspertët: Arrestimi nga Serbia, shkelje e sovranitetit të Kosovës
Lajme

Ekspertët: Arrestimi nga Serbia, shkelje e sovranitetit të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/11/04 at 10:31 PM
Kosova Times Published November 4, 2025
Share
SHARE

Në fundjavë, në zonën e Leposaviqit, ku sipas Policisë së Kosovës, një shtetas i Kosovës i nacionalitet serb dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer brenda territorit të Kosovës nga xhandarmeria serbe.

 

Për këtë veprim ka reaguar presidentja  Vjosa Osmani e cila e dënoi rastin duke e cilësuar këtë akt si një shfaqje të qasjes hegjemoniste të Serbisë. Edhe ekspertët e sigurisë thonë se ky veprim i Serbisë është shkelje e sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Dy ditë me parë, një shtetas i Kosovës, i nacionalitet serb, dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer brenda territorit të Kosovës nga xhandarmëria serbe. I njëjti është dërguar me autoambulancë në  drejtim të qytetit të Nishit në Serbi.

Ky rast ka ngjallur reagime nga drejtuesit e shtetit të Kosovës. Presidentja Vjosa Osmani, këtë akt e ka quajtur dëshmi të qasjes hegjemoniste të Serbisë. Edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbia po vazhdon veprimet destabilizuese ndaj Kosovës, duke cenuar integritetin territorial.

Ekspertët e sigurisë e shohin me shqetësim rastin e arrestimit dhe rrëmbimit të një qytetari serb në veri të vendit nga xhandarmeria e Serbisë.

Njohësi i fushës së sigurisë, Arben Dashevci, thotë se kjo është vazhdimësi e luftës hibride të Serbisë karshi Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Sepse ata gjithmonë shkojnë me moton: ‘Kush nuk është me atë establishment, është edhe armik i tyre’. Kjo është lufta e ashtuquajtur hibride që zhvillon Serbia gjithandej në Ballkan, e posaçërisht në Republikën e Kosovës, e në këtë rast ndaj qytetarëve të komunitetit serb”, tha Dashevci.

Edhe Avni Islami thotë se veprimet e tilla të Serbisë paraqesin shkelje serioze të sovranitetit të Republikës së Kosovës.

“Pavarësisht komunitetit që i përket -serb apo shqiptar- për regjimin serb çdo qytetar që nuk bashkëpunon me të konsiderohet armik. Për personin e rrëmbyer, i cili raportohet se është plagosur rëndë, vitin e kaluar mediat pro-serbe në Beograd e akuzuan se ishte bashkëpunëtor i institucioneve të Kosovës. Ajo çfarë ka ndodhur me te është e planifikuar nga BIA serbe dhe institucionet e sigurisë së Serbisë”, tha Avni Islami, njohës i sigurisë.

Ekspertët theksojnë se pavarësisht pranisë së misionit të KFOR-it në veri, institucionet e sigurisë së Kosovës duhet të jenë edhe më vigjilente dhe në koordinim, për të mos lejuar cenimin e sovranitetit të vendit nga Serbia.

Ndërkaq, sipas Policisë, Millan Vukashinoviq, qytetar i Kosovës me nacionalitet serb, u rrëmbye të shtunën nga xhandarmëria serbe. Avokati i tij Ivan Niniq ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e Vukashinoviqit është e rëndë. Niniq ka thënë gjithashtu se nga vendi i ngjarjes është zhdukur automjeti i klientit të tij, një Lada Niva, si dhe të gjitha gjërat personale të tij.

You Might Also Like

Kurti: Behar Topilla mbetet një nga dëshmitarët më të fuqishëm të masakrave

Elezi: Nesër fillon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Dënohet me 6 vite burg për tentativë vrasjeje A.H. nga Peja

Vdes Behar Topilla, i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas

Nga e enjtja rënie e ndjeshme e temperaturave

Kosova Times November 4, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KQZ: Partitë kanë afat deri më 23 qershor t’i deklarojnë koalicionet

Kosova Times Kosova Times June 12, 2025
Trepça shënoi fitore bindëse, kualifikohet në gjysmëfinale të “Play-off”-it
Kurti mori pjesë në shënimin e 25-vjetorit të Qendrës Trajnuese Diakonie
Krasniqi: Duhet t’i fitojmë dy ndeshjet, është treni i fundit për ne
Shpërthim vdekjeprurës në një bazë ushtarake në Irak
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?