Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit gjeneralët kanë shkëmbyer mendime mbi çështjet kryesore të sigurisë, posaçërisht situatën aktuale në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të ruajtjes së stabilitetit rajonal.

Ulutash ka theksuar përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur paqen e qëndrueshme dhe një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.

“Ai gjithashtu vlerësoi kontributin afatgjatë të Italisë në KFOR dhe profesionalizmin e ushtarëve italianë që shërbejnë me përkushtim në mbështetje të misionit”, thuhet në njoftim.