By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çfarë mori dhe çfarë nuk mori Orban nga Trump?
November 8, 2025
Kurti: Prishtina ka nevojë për vizion të ri dhe kryetar që sjell zgjidhje
November 8, 2025
Nesër vendosin Like-at e vërtet
November 8, 2025
Ivica Daçiç me një kriminel lufte të dënuar zbuloi bustin e komandantit të njësisë që vepronte në Bosnjë dhe Hercegovinë
November 8, 2025
Italia i bën thirrje SHBA-së të paguajë pagat e punonjësve të bazave ushtarake
November 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gusia: Pjesëmarrja e grave në tregun e punës sfidohet nga shumë faktorë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gusia: Pjesëmarrja e grave në tregun e punës sfidohet nga shumë faktorë
Lajme

Gusia: Pjesëmarrja e grave në tregun e punës sfidohet nga shumë faktorë

Kosova Times
Last updated: 2025/11/05 at 5:52 PM
Kosova Times Published November 5, 2025
Share
SHARE

Tema e diskutimit “Siguria e grave në vendin e punës” u zhvillua nën organizimin e Agjencisë për Barazi Gjinore, që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Gjatë takimit u kërkua veprim i koordinuar institucional dhe mbështetje e vazhdueshme për këtë çështje.

 

U theksua gjithashtu se garantimi i sigurisë për gratë në vendin e punës vazhdon të jetë një sfidë e rëndësishme.

Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia theksoi se “Mospërfshirja adekuate e grave dhe vajzave në tregun e punës nuk është vetëm çështje barazie, ajo është një pengesë serioze për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të vendit, ku gjysma e potencialit mbetet e pashfrytëzuar”.

Ajo tregoi edhe për faktorët që ndikojnë në pjesëmarrjen e ulët të grave në tregun e punës, e që sipas saj është pengesë serioze.

“Është e vërtetuar se pjesëmarrja e grave në tregun e punës sfidohet nga shumë faktorë: mungesa e institucioneve për përkujdesje ndaj fëmijëve, mungesa e transportit publik, punësimi joformal, përkujdesja për të moshuarit dhe normat kulturore që i kufizojnë gratë. Si pasojë, ato shpesh punojnë në sektorë me paga të ulëta, në kushte jo të dinjitetshme dhe pa mbrojtje sociale. Është e domosdoshme që investimet të jenë të qëndrueshme, të sigurohet vazhdimësi në karrierë profesionale, shëndet fizik e emocional për të punësuarat dhe formalizim i sektorëve që punësojnë më shumë gra. Përdorimi i masave afirmative dhe promovimi i një kulture pune që vlerëson barazinë dhe fleksibilitetin janë thelbësore. Amandamentimi i Ligjit të Punës me vlerësim të ndikimit gjinor dhe reflektimi i buxhetimit përgjegjës gjinor në legjislacion e politika publike janë çështje prioritare për vendin tonë”, pohoi Gusia.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli foli për gjetjet e fundit të Raportit të Progresit për Kosovën, duke theksuar se siguria në vendin e punës mbetet sfidë.

“Raporti i Komisionit Evropian na kujton se progresi në këtë fushë është i kufizuar dhe se çështjet gjinore duhet të adresohen më strukturalisht. Investimet në barazi gjinore nuk duhet të jenë vetëm përgjigje ndaj pritjeve ndërkombëtare, por iniciativë e institucioneve tona. Gratë ende përballen me diskriminim gjinor, pasiguri në marrëdhënien e punës dhe ngarkesë të dyfishtë mes punës së paguar dhe përkujdesjes familjare”, tha ajo.

“Shëndeti mendor i grave punëtore mbetet i neglizhuar dhe trajtimi institucional është i kufizuar, ndonëse ky është dimension thelbësor për sigurinë dhe mirëqenien në vendin e punës”, shtoi Demolli.

Zëvendëskryetari i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, theksoi mbështetjen e BE-së për fuqizimin e grave dhe përmirësimin e sigurisë në punë.

“Jemi këtu sepse siguria në vendin e punës nuk është në nivelin e duhur. Bashkimi Evropian e ka përkrahur këtë iniciativë sepse çdo person duhet të ndihet i sigurt. Përmes barazisë gjinore në punë nënkuptohet adresimi i barrierave që i kufizojnë gratë. Fuqizimi i mekanizmave institucionalë është kyç për zbatimin e të drejtave të njeriut. Shoqëria civile mbetet partnere e rëndësishme në mbështetjen e viktimave. Ky takim duhet të na fuqizojë që siguria dhe potenciali i grave të jenë të përkrahura në botën e punës. Zëri i grave duhet të dëgjohet dhe ne do t’u qëndrojmë prapa me dyer të hapura për të udhëhequr të ardhmen e Kosovës”, tha Bianciardi.

You Might Also Like

Kurti: Prishtina ka nevojë për vizion të ri dhe kryetar që sjell zgjidhje

Dy të lënduar rëndë nga aksidenti në Vrellë të Istogut

Kurti përuron dronët ushtarakë vendorë

Haxhi Avdyli: Sami Lushtaku po tenton ta shtrijë pushtetin e tij në gjithë Kosovën

Tensione brenda PDK-së – Lladrovci: Askush s’mund të më largojë nga PDK

Kosova Times November 5, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Teknologji

Projetki i madh i Muratit: Ish CTO i OpenAI mbledh fonde për startup të ri

Kosova Times Kosova Times October 22, 2024
Aktakuzë kundër tre personave për mashtrim e legalizim i përmbajtjes së rreme
Po mbërrijnë pamjet e tërmetit shkatërrues në Mianmar. Një rrokaqiell u shemb në Bangkok
Biden: Tërheqja ishte gjëja e duhur për t’u bërë
Si i përgëzon Putini gratë për 8 Marsin gjatë luftës. Dy citate Një vit më parë ai premtoi se nuk do të kishte mobilizim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?