By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Çfarë mori dhe çfarë nuk mori Orban nga Trump?
November 8, 2025
Kurti: Prishtina ka nevojë për vizion të ri dhe kryetar që sjell zgjidhje
November 8, 2025
Nesër vendosin Like-at e vërtet
November 8, 2025
Ivica Daçiç me një kriminel lufte të dënuar zbuloi bustin e komandantit të njësisë që vepronte në Bosnjë dhe Hercegovinë
November 8, 2025
Italia i bën thirrje SHBA-së të paguajë pagat e punonjësve të bazave ushtarake
November 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti e Basha kërkojnë drejtësi për Astrit Deharin në 9-vjetorin e vdekjes
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti e Basha kërkojnë drejtësi për Astrit Deharin në 9-vjetorin e vdekjes
Lajme

Kurti e Basha kërkojnë drejtësi për Astrit Deharin në 9-vjetorin e vdekjes

Kosova Times
Last updated: 2025/11/05 at 5:54 PM
Kosova Times Published November 5, 2025
Share
SHARE

Në nëntëvjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, kanë bërë homazhe pranë varrit të tij në Prizren, duke kërkuar edhe një herë drejtësi për rastin që ende nuk është zbardhur.

 

Kurti ka theksuar se Astrit Dehari “u mbyt në burgun e Prizrenit për shkaqe politike” dhe se mungesa e drejtësisë për këtë rast përbën një dështim të madh të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Sipas tij, për nëntë vite me radhë janë ndërruar katër prokurorë, por pa asnjë përparim të dukshëm në hetime.

“Astrit Dehari ishte në burg për shkaqe politike, për shkak se nuk pajtohej me pushtetin e atëhershëm. Ai u mbyt në burg, dhe sot e kësaj dite nuk ka as të akuzuar, as të gjykuar, e lëre më të dënuar për rastin e tij. Si Republikë e Kosovës, jemi të gatshëm dhe të interesuar ta ndihmojmë Prokurorinë e Shtetit, por nëntë vjet janë shumë”, ka deklaruar ai.

Kurti ka theksuar se vdekja e Deharit mbetet “një plagë e hapur” dhe i bëri thirrje sistemit të drejtësisë të angazhohet më seriozisht për zbardhjen e rastit, duke propozuar që të bëhet hetim edhe për hetimet fillestare.

“Në punën e Prokurorisë dhe të sistemit të drejtësisë nuk mund të ndërhyjmë, por shprehim gatishmërinë tonë për drejtësi. Ka shumë mundësi që duhet hetuar edhe procesi i hetimit fillestar, sepse nëse diçka nis mbrapsht, vështirë se përfundon mirë”, ka deklaruar ai.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e quajti rastin e Deharit “aktin më të rëndë që ka përjetuar vendi pas luftës”, duke e krahasuar me praktikat e ish-Jugosllavisë. Ai theksoi se Astrit Dehari ishte mbajtur 67 ditë në burg pa aktakuzë dhe pa u marrë në pyetje.

“Edhe në kohën e Jugosllavisë regjimi ka sajuar aktakuza, por Astrit Deharin e kanë mbajtur në burg 67 ditë pa aktakuzë. Kjo është një prej padrejtësive më të mëdha që ka përjetuar vendi ynë. Bashkë me kryeministrin dhe familjen Dehari, bëjmë thirrje që të hetohen edhe hetimet që janë bërë deri tani”, ka theksuar Basha.

Prindërit e Astrit Deharit, Avni dhe Xhemile Dehari, po ashtu kërkuan drejtësi për djalin e tyre, duke kritikuar institucionet për mosveprim.

Nëna e të ndjerit, Xhemilja, ka theksuar se “Prokuroria nuk ka punë me Vetëvendosjen, sepse Astriti është vrarë për shkaqe politike”, ndërsa kërkoi që prokurorët e përfshirë në hetimet e para të dalin e të thonë të vërtetën.

“Nëntë vite nuk janë pak për të pritur drejtësinë. Astriti politikisht është mbyllur dhe vrarë në burgun e Prizrenit. Le të dalin e ta thonë të vërtetën ata që e dinë çfarë ka ndodhur”, ka deklaruar ajo.

Ndërsa babai i tij, Avni Dehari, tha se mosfunksionaliteti i sistemit të drejtësisë duket të jetë i qëllimshëm.

Astrit Dehari, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe student i Fakultetit të Mjekësisë, ndërroi jetë më 5 nëntor 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të paqarta. Rast që, edhe pas nëntë vitesh, mbetet i pazbardhur.

You Might Also Like

Kurti: Prishtina ka nevojë për vizion të ri dhe kryetar që sjell zgjidhje

Dy të lënduar rëndë nga aksidenti në Vrellë të Istogut

Kurti përuron dronët ushtarakë vendorë

Haxhi Avdyli: Sami Lushtaku po tenton ta shtrijë pushtetin e tij në gjithë Kosovën

Tensione brenda PDK-së – Lladrovci: Askush s’mund të më largojë nga PDK

Kosova Times November 5, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia evakuon një pjesë të Flotës Baltike në Liqenin Ladoga pasi NATO forcohet në Balltik

Kosova Times Kosova Times October 23, 2023
Katër të vdekur në Prishtinë, policia nis hetime
Osmani: Trashëgimia e Papës Françesku do të jetojë gjatë
Organizatat ndërkombëtare bëjnë thirrje që LVV-ja të mos i bojkotojë disa media
Më shumë se 400 breshka të rrezikuara dalin në breg në Indi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?