By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komandanti i KFOR-it takon ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut
November 5, 2025
KGJK: Raporti i Progresit vlerëson përkushtimin në sundimin e ligjit
November 5, 2025
Prokuroria Speciale nis hetimet për tentim-vrasjen e një zyrtari të BE-së
November 5, 2025
Pesë vjet në Hagë, Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit
November 5, 2025
Sveçla kujton Astrit Deharin: Drejtësia është e domosdoshme!
November 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sindikatat e RTK-së protestojnë, për shkak të mungesës së pagave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sindikatat e RTK-së protestojnë, për shkak të mungesës së pagave
Lajme

Sindikatat e RTK-së protestojnë, për shkak të mungesës së pagave

Kosova Times
Last updated: 2025/11/05 at 6:08 PM
Kosova Times Published November 5, 2025
Share
SHARE

Tri sindikatat e transmetuesit publik kanë paralajmëruar protesta, njëra të enjten, kurse dy të tjerat të hënën.

Të enjten Sindikata e Punëtorëve e Radio Televizionit të Kosovës (SPERTK), do të organizojë protestë para hyrjes së Kanalit të Parë të RTK-së, ndërsa dy sindikatat e Radiotelevizionit të Kosovës, Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës, kanë paralajmëruar protestë të hënën më 10 nëntor, për shkak të mos-ekzekutimit të buxhetit të institucionit dhe vonesës së pagave mujore për muajin tetor.

Në një reagim të përbashkët, të dy sindikatave kanë shprehur shqetësimin e thellë dhe pakënaqësinë e madhe të punëtorëve ndaj situatës së krijuar, duke e cilësuar atë si shkelje të të drejtave themelore të punëtorëve.

“Vonesa të tilla të pajustifikueshme po e godasin drejtpërdrejt sigurinë ekonomike e sociale të punëtorëve të RTK-së, të cilët, edhe sot më 5 nëntor, mbeten pa paga mujore dhe pa mundësi për të përmbushur obligimet ndaj bankave apo nevojat bazike familjare”, thuhet në reagim sindikal.

Ky veprim, sipas tyre,  përbën shkelje të të drejtave themelore të punëtorëve për pagë të rregullt dhe kushte të denja pune. Njëkohësisht, situata e krijuar, sipas sindikatave, rrezikon pavarësinë editoriale dhe misionin publik të RTK-së si transmetues i pavarur dhe shërbyes i interesit qytetar.

“Është e papranueshme që një institucion publik me rol kushtetues në informimin e drejtë dhe të paanshëm të qytetarëve, të lihet në pasiguri financiare për shkak të neglizhencës institucionale. Në shenjë pakënaqësie për mungesën  e pagave ndaj 700 punëtorëve të RTK-së, Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës do të organizojnë protestë të hënën, më 10 nëntor, nga ora 11:00, para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sindikatat u bëjnë thirrje me këtë rast,  edhe njëherë Kuvendit të Kosovës si themelues i RTK-së, Presidentes së Republikës dhe Qeverisë në detyrë, që të ndërmarrin menjëherë hapat e nevojshëm për ekzekutimin urgjent të buxhetit të mbetur të RTK-së, në mënyrë që të garantohet funksionimi normal i transmetuesit publik dhe dinjiteti i punëtorëve të tij.

Kujtojmë se në RTK ekzistojnë tri sindikata që përfaqësojnë punëtorët e transmetuesit publik. Këto dy sindikata (Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe Shoqata Sindikale e Radio Kosovës) kanë paralajmëruar protestë për të hënën, ndërsa Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK) ka paralajmëruar protestë të enjten më 6 nëntor para hyrjes së RTK-së në ora 11:00.

You Might Also Like

KGJK: Raporti i Progresit vlerëson përkushtimin në sundimin e ligjit

Prokuroria Speciale nis hetimet për tentim-vrasjen e një zyrtari të BE-së

Pesë vjet në Hagë, Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit

Sveçla kujton Astrit Deharin: Drejtësia është e domosdoshme!

Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Vërmicë

Kosova Times November 5, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti kujton 26-vjetorin e sulmit kriminal serb mbi familjen Jashari

Kosova Times Kosova Times January 22, 2024
Pulë me majdanoz dhe hudhër: Një pjatë gati në 15 minuta për të cilën askush nuk do të ketë asnjë ankesë
Të gjithë jemi të “mirë”, të mirat po na mungojnë!
Turqia në çerekfinale të Euro 2024
I shpallur në kërkim, arrestohet në Morinë 48-vjeçari
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?