Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka prezantuar programin artistik të muajit nëntor, në kuadër të nismës “Nëntori Festiv”, të realizuar nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”.
Muaji i festave dhe i identitetit kombëtar do të shënohet me një sërë koncertesh e aktivitetesh që sjellin muzikën, vallen dhe traditën shqiptare në qytete të ndryshme të Kosovës.
Programi Artistik i Nëntorit:
20 nëntor 2025 – Koncert në Qendrën Korrektuese në Lipjan
26 nëntor 2025 – Koncert në Teatrin “Avdush Hasani”, Podujevë
28 nëntor 2025 – Koncert në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë
“Festoni Nëntorin në AKKV Shota”
Nga 10 deri më 21 nëntor 2025, Ansambli “Shota” do të hapë dyert për shkollat fillore, të mesme dhe institucionet parashkollore, të cilat do të kenë mundësi të ndjekin nga afër programet artistike të ansamblit.
“Të gjitha institucionet e interesuara duhet të rezervojnë paraprakisht terminin e vizitës”, thuhet në njoftim.




